26,04,2024

Në Ferizaj hapet zyra rajonale e Aleancës Kosovare të Bizneseve

Must Read

Ferizaj.05.03.2018. Gjatë ditës së sotme numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit në krye me kryetarin e saj, Agim Shahini. Me këtë rast është bërë edhe nënshkrimi i një memorandumi të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes Komunës së Ferizajt dhe Aleancës Kosovare të Biznesit.

Qëllimi themelor i këtij Memorandumi është thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbështetjes së çështjeve të zhvillimit ekonomik në rajonin e Ferizajt, promovimi i krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimi i teknologjisë dhe resurseve njerëzore, krijimi i ambientit te përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve si dhe atraktivit të investimeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, mbështetja e zhvillimit të biznesit lokal, rajonal si dhe zhvillimi i partneritetit të sektorit publiko- privat me bizneset në regjion.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetari Agim Aliu, është shprehur se Komuna e Ferizajt dhe Aleanca Kosovare e Biznesit janë një agjendë unike, në një agjendë të qartë, një agjendë që quhet qyteti i Ferizajt. “Qyteti jonë ka emër të veçantë dhe ka emrin e zhvillimit ekonomik, Ferizaj ka emrin e kontribuuesit më të madh të fondeve për Buxhetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe duke qenë Ferizaj një qytet i tillë, një qytete i zhvillimit ekonomik edhe Aleanca Kosovare e Biznesit, në këtë rast kryetari i saj Agim Shahini, ka vendosur që pikërisht të shtojmë dhe të kemi edhe një vlerë të shtuar në kuadër të angazhimeve tona për zhvillimin ekonomik, hapjen e një zyre e cila do ta shtoj bashkëveprimin dhe bashkëpunimin në mes të Komunës së Ferizajt dhe AKB-së në mënyrë që zhvillimi ekonomik të vazhdojë në ritme edhe më të larta në Komunën e Ferizajt”, ka thënë kryetari Aliu.

Kryetari Aliu, është shprehur se do të ofroje të gjithë mundësitë dhe kushtet që të funksionojë kjo zyrë dhe të ketë suksese. “Unë tash kam marr vendim dhe kemi një ekip të zhvillimit ekonomik, ku ka edhe koordinatorin kjo ekipe e zhvillimit ekonomik dhe do të bëjmë edhe hapjen e zyrës së zhvillimit ekonomik. Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës është marr vendim, për shpalljen e interesit të përgjithshëm të disa qindra hektarë të cilat kanë qenë në pronësi të AKP-së dhe të Ekonomisë së Pyjeve. Ne kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas një akordimi që kemi pasur me kryeministrin Haradinaj që të kthehen në pronësi komunale dhe të gjitha këto pastaj do të jenë një mundësi më shumë për bizneset, për komunitetin e biznesit të shfrytëzohen këto prona në atë mënyrë të përmirësimit të kushteve të tyre dhe të njëkohësisht edhe të zgjerimit të kapaciteteve të tyre afariste”, është shprehur kryetari Aliu.

E nga ana tjetër, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini është shprehur se vizionit të kryetarit Aliu për zhvillim ekonomik i është bashkuar edhe kjo Aleancë. “Ne si Aleancë e Biznesit nga dita e sotme do të jemi pjesë përbërëse e zhvillimit ekonomik në Ferizaj, të prodhuesve të Ferizajt, të bizneseve të ndryshme shërbyese dhe kjo zyrë do të jetë në shërbim të realizmit të projektit më të madh të Kosovës, në bashkëpunimin me Komisionin Evropian për realizmin e projektit për menaxhimin e kufirit të integruar Kosovë-Maqedoni, që Ferizaj do të jetë një qendër e shumë takimeve në të ardhmen për shumë projekte që do të vijnë nga “IPA” programi, që do të vijnë nga investitorët e ndryshëm nga tërë globi”, ka thënë Shahini.

U bë e ditur se kjo zyrë me 12 qershor, pikërisht në Ditën e Çlirimit të Ferizajt, do të organizoj një panair me prodhime vendor me moton ‘Unë konsumoj prodhime vendore, po ju?!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img