30,04,2024

Në Ferizaj, diskutohet për të pagjeturit

Must Read

Në kuadër të javës së të pagjeturëve në Kosovë, edhe në Ferizaj u mbajt një takim me familjarët e të pagjeturëve.
Në kuadër të shënimit të javës të personave të pagjetur në Ferizaj u mbajt një takim më përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeture dhe institucione qendrore dhe lokale. Familjarët e të pagjeturve thanë se kanë shumë pak shpresa se mund të bëhet diçka për fatin e më të dashurve të tyre
“Shpresat çdo ditë e më shumë po shuhen tek familjarët, faktet po humbin, njerëzit po vdesin kështu që për çdo ditë jemi duke i humbur shpresat dhe ne më duket se kemi mbet edhe si peng politikë”, tha Salih Muhaxheri , kryetar i shoqatës së personave të pagjetur dega Ferizaj.
Edhe Bedrie Spahiu që e ka të pagjetur bashkëshortin, druan shumë nëse ai është diku i gjallë. Thotë se nuk u besojnë më as institucioneve.
“Shpresat nuk duhet ti humbim kurrë po shihet se ato po zbehen ndal nga dal dhe nuk mund të shpresojmë se diku janë gjallë duke ditur faktin se çfarë krime kanë bërë serbet ndaj popullatës shqiptare”, tha zonja Spahiu.
E, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se do të bashkëpunojnë me familjarët e të pagjeturve. Theksoi se do t’u gjejnë edhe një zyrë, në të cilën do të mund ta zhvillojnë aktivitetin, ndërsa u shpreh i gatshëm që t’i ndihmojë edhe në forma të tjera në procesin e ndriçimit të fatit të tyre.
“Unë jam këtu për te tregua bashkë dhimbjen dhe bashkë mungesën me të gjithë ju për të gjithë të pagjeturit dhe për të treguar solidaritetin e institucioneve lokale me të gjithë ju në përpjekje të vazhdueshme për ndriçimin e fatit të të pagjeturve”, është shprehur kryetari Svarqa.
Në këtë takim, erdhi edhe kryetari i asociacionit të familjeve të të zhdukurve në Kosovë, Bajram Çerkini. Ai shprehu edhe një herë mërzinë, për fatin e pazgjidhur të familjarëve të tyre.
Por, kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se në Kosovë vazhdojnë t’i kërkojnë edhe 1660 persona të zhdukur. Tha se dyshojnë që ka edhe të tjera varreza masive në Serbi. Gjetaj shtoi se kanë kërkuar që kjo temë të futet edhe në agjendën e dialogut Kosovë – Serbi, por sipas tij, Bashkimi evropian nuk është i gatshëm ta trajtojë atë në bisedime.
“Vazhdohet të dyshohet se ka ende varreza masive në serbi. Andaj kërkesë ose apel i yni është që që të bëhet trysni në palën e Beogradit ne Beogradin zyrtarë që të tregojë për vend ndodhjen e kufomave apo varrezave masive”, tha Gjetaj.
Në Ferizaj janë 14 persona të cilët tash e 18 vite vazhdojë të jenë të pagjetur. Ky takim u mbajt në kuadër të javës së pagjeturve në Kosovë që nisi dje.
Përmbyllja e këtij aktiviteti bëhet në Meje, më 27 prill në ditën e personave të zhdukur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img