29,03,2024

Në Brod të Shtërpcës: U varros njeriu që ndoqi  lozën e vet

Must Read
Ferizaj, 8 tetor
Në praninë e familjarëve, farefisit, miqve e përfaqësuesve fetarë – sot në Varret e Brodit të Shterpces iu dha lamtumira e fundit z. Sami Azizi – Cara, i cili 15 vjet ndoqi lozën e Carajve në Kosovë, në Shqipëri  e në Maqedoni.
Sami Azizi – Cara nga Ferizaj, nuk ishte gjuhëtar, as letrar, as historian, por ishte një burrë i lidhur mish e thua me atdheun, me vendlindjen dhe trungun gjenealogjik të tij – Cara. Samiu ishte nga Brodi i Shtërpcës, i lindur më 1951, por i shpërngulur në Ferizaj para shumë vitesh.
Në ceremoninë mortore, pos asaj fetare, z. Saip Ymerit, (në cilësinë e familjarit), lexoj një fjalë përkujtimore për të ndjerin, të cilit para një viti ia kishte lënë amanet.
Ai ndër të tjera tha, se Samiu me profesion ishte komercialist, që nga viti 1972, ku pati punuar në Ndërmarrjen Tregtare Shoqërore “VOQARI” në Prishtinë, pastaj furnizues i artikujve ushqimor. Më 1991 e largojnë nga puna si tepricë teknologjike, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, prandaj u detyrua të hapë firmën private më 1993 dhe depon ushqimore me shumicë dhe pakicë “Azizi Commerc” në Ferizaj. Me këtë veprimtari ka mbijetuar si shumë të tjerë deri në fillimin e bombardimeve të NATO-s. Për shkak të veprimtarisë biznisore ishte i përcjellë nga strukturat e ndryshme serbeqysh nga viti 1981, si pjesëmarrës i demonstratave, duke vazhduar të mbetet në shënjestër të tyre si gjithë shqiptarët. Kjo gjë ishte edhe njëra prej shkaqeve për sulmin në shtëpinë e tij, më 1 prill 1999, ku banonte me familjen e ngushtë dhjetë anëtarësh.
Për këtë arsye, dy javë pas hyrjes së forcave të NATO-s, Samiu detyrohet ta lëshojë Kosovën dhe të shkojë në Kampin e Stankovecit II në Maqedoni. Duke u përballur me sëmundjen e bashkëshortes, nevoja e përplas në rrugën përtej Atlantikut, në Kanada, ku edhe ndërroi jetë më 29 shtator 2016.
Falë, përkushtimit familjar, duke ia përmbushur dëshirën, që ai të varroset në vendlindje, familjarët ia plotësuan këtë dëshirë, i cili nuk donte të vdiste jashtë Kosovës, por ja që fati nuk deshi ta përmbushte këtë dëshirë.
Mbi të gjitha, ajo që shkoi me mall të përhershëm ishte shkrimi dhe botimi i një monografie për patronim Cara. Sa qe gjallë, në Drekoc të Shterpces arriti ta mbajë një orë kulturore, duke shfaqur një film, ku edhe autori i këtij shkrimi mbajti një kumtesë për patronimin Cara. Ai mblodhi lëndën për trungun e tij, e cila, ndoshta një ditë do ta shohë dritën e botimit.
                                             
  Ramadan ASLLANI
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img