29,04,2024

Qytetarët ferizajas nuk marrin pjesë ne debatin publik

Must Read

Salla e Kuvendit të Ferizajt është dukur bosh, kur është dashur të debatohej rregullorja për planin e veprimit në promovimin e integritetit dhe zvogëlimin e rreziqeve nga korrupsionit në komunën e Ferizajt.

Qytetarët nuk kanë shprehur interesim për këtë rregullore, ndërsa drejtuesi i Kuvendit të Ferizajt, Faruk Guri, ka shprehur habinë e tij për mosgatishmërinë e qytetarëve për ta debatuar një çështje jetike që lidhet me ta.
“Natyrisht këtu do të diskutohej me qytetarët. Është një plan i veprimit i cili do të paraqiste metodologjinë që në të ardhmen, do të përgatitej një udhëzues, procedura e shkurtra, për të gjitha faza e prokurimit publik në parim me ligjet dhe aktet nënligjore, që do të thotë se intenca e kësaj, është që të hartohet një udhëzues që prokurimi publik të jetë sa më i hapur” ka thënë Guri.
Sipas Gurit, bazuar në këtë udhëzues do të bëhet edhe trajnimi i zyrtarëve, në funksion të rritjes së kontrollit dhe e llogaridhënies në prokurimin publik për projektet e mëdha.
“Të rritet transparenca në dokumentet, nga procedurat në suazat të prokurimit publik, në këtë kuadër e kemi punën e Drejtorisë së Urbanizimit, të zvogëlohet diskrecioni në lëshimin e lejeve, të krijohet një mekanizëm për kontrolle dhe llogaridhënie në procedurat për lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe e tërë kjo duhet të na qoj deri një zvogëlim i tendencave të korrupsionit” ka shtuar Guri, për të shtuar se për këtë ka qenë mirë të debatohet edhe nga ana e qytetarëve.
Nga praktikat e deritanishme me rregulloret, ankesat e qytetarëve fillojnë pas miratimit të tyre.
Lidhur me këtë kryesuesi Guri, ka thënë se mos prezenca e qytetarëve në këtë debat i shton ankesat në të ardhmen.
”Është një afat prej 15 ditëve që duhet njoftuar qytetaret. Ne përmes ftesave publike e kemi bërë këtë, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur, por megjithatë unë po them se ky udhëzues do të bëhet edhe në bashkëpunim me ekzekutivin, në bashkëpunim me kryetarin dhe drejtoret, do të jenë të gjithë të implikuar. Për të qenë ky draft më i mirë parashihet që të bëhen edhe trajnimet e punëtorëve duke përfshirë në këtë rast shërbyesit civil”, ka potencuar Guri.
Për më tepër, kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, ka thënë se pavarësisht dëshirës për debatuar me qytetarët për këtë aspekt, rregullorja do të bëhet dhe ky draft do të procedohet në Kuvend bazuar në ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img