26,04,2024

Në Brezovicë humbin dy persona, policia nisë kërkimet

Must Read

E plotësuar: 

Janë gjetur dy personat për të cilët raportohej se kishin humbur pasi janë ndarë nga grupi i tyre i hiking-ut.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Nazmi Hasanramaj nga “Klubi Alpin Prishtina”, i cili ka shtuar se personat në fjalë janë shëndosh e mirë.

“Ata janë gjetur para 30 minutash dhe janë duke u kthyer te baza. Personat në fjalë janë gjetur në malet e Lubotenit dhe janë shëndosh e mirë. Guidat tona në bashkëpunim me rojat e pyllit kanë arritur t’i gjejnë”.

E plotësuar: Dy persona kanë humbur sot në fshatin turistik, Shtrazë i Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka dhënë detaje lidhur me rastin e humbjes së dy personave.

“Po, siç është njoftuar policia, rreth orës 14:00, një femër dhe një mashkull, kanë humbur pasi janë ndarë nga grupi, që ishin në Kaçanik. Deri në orën 18:00, ata kanë qenë në kontakt me grupin, por rreth orës 18:00, janë ndërprerë kontaktet”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai ka thënë se me të njoftuar rastin, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Kemi njoftuar edhe rojet e pyjeve në terren dhe jemi duke bërë kërkimin”, është shprehur Gashi.

Gashi ka theksuar se vendi ku dyshohet se kanë humbur, është fshati Shtrazë i Kaçanikut.

—————————————————————————-

Këtë të diel, dy persona kanë humbur në malet e Brezovicës.

Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi që kishin shkuar së bashku për “Hiking”, por që janë ndarë dhe nuk dihet ende vendndodhja e tyre.

Policia, FSK-ja dhe Zjarrfikësit janë lajmëruar për rastin dhe kanë filluar kërkimin.
Deri me tani nuk ka detaje.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por momentalisht nuk ka mundur të marrë përgjigje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img