26,04,2024

Ndryshon Skype, bëhet sikur Snapchat (Video)

Must Read

Microsoft bleu Skype rreth gjashtë vjet më parë, dhe që nga atëherë shërbimi për mesazhe ka përjetuar krizë ekzistenciale.

Skype përgjatë këtyre viteve ka pësuar ndryshime të ndryshme, si në dizajn ashtu edhe në shërbim.

Përderisa Microsoft ia ka dalë të shtojë veçori si ‘video-thirrje në grup’ dhe ‘Skype për Web’, gjiganti softuerik ka pasur probleme me dizajnin përderisa tentonte të konkurronte me rivalët si FaceTime, Messenger, WhatsApp dhe më shumë, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani Microsoft edhe një herë e ka ridizajnuar Skype-n. I përshkruar si “gjenerata e ardhshme e Skype”, dizajni i ri fokusohet në mesazhet.

Tani në Skype mund t’i gjeni tri kategori për mesazhe: gjej, bisedo (chat) dhe kap. Gjej ju mundëson të kërkoni nëpër ndonjë bisedë ose të gjeni imazhe, restorante dhe madje edhe të shtoni gjëra nga YouTube dhe Giphy në mesazhe.

Chat-i është një hapësirë bazike për biseda, së bashku me opsionin e emojive dhe shtesave të ndryshme për foto, por kategoria e re është ‘capture’ (kap). Kjo veçori është diçka si Snapchat, pasi menjëherë hapet kamera për të bërë foto ose video.

https://youtu.be/RU9w41tPXyc

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img