24,04,2024

Ndeshjet e Kupës së Ligës Institucionale tërheqin vëmendjen e javës në Ferizaj.

Must Read

Këtë të shtunë vazhdojnë garat e kupës në Ligën Institucionale në Ferizaj , ku 14 skuadra synojnë trofeun e kupës.

Do ketë përballje interesante dhe titanësh në mes skuadrave. Spektakli do të jetë i garantuar.

1.Raiffeisen Bank do masë forcat me skuadrën e Spitalit. Të dy skuadrat me lojtarë cilësorë janë të orientuara drejt marrjes së trofeut të Kupës dhe hynë në këtë takim mëse të motivuara. Në njërën anë kemi Labinot Lubishtanin,i cili do ketë përballë shokun e tij Sherif Topallin.Por vetëm njëri do ta gëzojë kualifikimin.

2.Profat-Balaj do përballen me skuadrën e SHMT ”Pjetër Bogdanit”. Do kemi një përballje mjaft interesante mes profesorëve dhe besojmë se do tregohet një kulturë sportive dhe spektakli nga dy skuadrat.A do jetë më i suksesshëm Bekim Nrecaj me shokët e tij,apo triumfin do e arrijë skuadra e Arsim Qalajt.

3. KRK dhe Bifurkacioni, është ndeshja e radhës në Kupën e Ligës. Dy skuadra mjaft cilësore dhe epilogu i kësaj ndeshje është i paparashikueshëm. Sigurisht që deri në minutën e fundit rezultati do jetë i paparashikueshëm.

4. Posta-Vala do përballet me Pastërtinë. Një ndeshje në të cilën do kemi lojë të bukur, me aksione të rrjedhshme,ku sigurisht nuk do mungojnë as golat. Në njërën anë skuadra e Përparim Mulakut,i cili është një sulmues mjaft i rrezikshëm përballë skuadrës mjaft moderne dhe me mbrojtje stabile të Pastërtisë,e cila në këtë takim ka vetëm një synim, fitoren.

5. Shoqata e Farmacistëve do ketë përballë këtë round skuadrën e re të Ligës së Parë Institucionale, OVL e UÇK-së. Në këtë ndeshje, fituesi nuk do dihet deri në fundin e saj, pasi që të dyja skuadrat njihen për ndeshje të forta dhe të bukura. A do jetë skuadra e Adnan Selmanit,apo e Bekim Halilit triumfuese,kjo mbetet të shihet ditën e Shtunë.

6. Skuadra e Fatlum Hajrullahut,SHFMU ”Imri Halili” këtë round do ketë përballë skuadrën e Besim Sadriut, Zjarrëfikësit. SHFMU ”Imri Halili” pas arritjes së Play-Off tani para vetes ka një tjetër objektiv.Por për ta arritur këtë qëllim,kjo skuadër duhet ta kalojë skuadrën me mbrojtjen më të mirë në Ligë,skuadrën e Zjarrëfikësve,të ciët njihen për ndeshje të forta dhe interesante.

7. Super ajka e ditës së Shtunë pritet të jetë ndeshja mes KF Gjykatës dhe KF FSK-së. Skuadrat që garat e rregullta në kampionat i përfunduan si të parat,me pikë dhe goldiferencë të njejtë të golave,kërkojnë sukseset e radhës në garën e Kupës. Është mëkat i madh që njëra nga këto skuadra duhet të eliminohet,pasi që të dy skuadrat janë skuadra me objektiva të mëdha,dhe me lojtarë cilësorë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img