26,04,2024

Ndërpritet mësimi tërëditor në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.23.02.2018. Mësimi gjithëditor është ndërprerë në Ferizaj, pas kërkesës së Ministrisë së Arsimit. Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, tha se kjo ndërprerje erdhi pas paraqitjes së disa sfidave në këtë proces.
“Kemi vërejtur se kemi pasur disa pengesa, siç është hartimi i plan-programeve mësimore që janë bërë nga mësimdhënësit duke mos pasur ndonjë mbështetje nga lart, pastaj mungesa e ushqimit për një kohë që ka qenë, më vonë është realizuar kjo, por edhe disa pengesa teknike që kanë bërë që ky mësim të ndërpritet. Një ndër arsyet e tjera është ndërrimi i ministrit dhe ardhja e ministrit të ri z.Bytyqi, i cili pati marrw një vendim që të ndërpritet për të filluar më vonë si projekt në tërë Kosovë”,tha Llabjani.
Në komunën e Ferizajt shkollat që zbatuan pilot-projektin e mësimit tërëditor ishin shkolla fillore ‘’Rizah Matoshi’’ dhe ‘’Afrim Abazi’’. Drejtori i shkollës “Afrim Abazi”, Mustafë Zejna, tha se mësimi tërëditor për aq kohë sa është është zbatuar ka sjellë rezultate të mira.
“Afër 9 muaj kemi mbajt mësim tërëditor, puna ka shkuar mirë, në përgjithësi ka shkuar mirë, kemi pasur pak telashe me ushqim që nuk kemi pasur vend të mjaftueshëm për ushqim, është ngrënë ushqimi nëpër klasë, ka qenë pak pengesë, por prej anës së prindërve ka qenë e mirëpritur, mandej jemi interesuar edhe në shkollat e tjera në Shtime dhe Prishtinë ku kemi informata që janë ndërpre atje, mandej kemi marrë vendim edhe ne me ndërpre mësimi tërëditor, por nëse ka nevojë ne jemi të gatshëm përsëri me fillu”,tha Zejna.
Ndryshe, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, qysh në fillim të mandatit pati njoftuar se për të realizuar mësimin tërëditor në të gjitha shkollat e Kosovës, nevojiten edhe 142 objekte të reja shkollore dhe 85 anekse, si dhe 218 salla të sportit. Ai pati thënë se në vitin 2018 do të nis mësimi gjithëditor vetëm në ato shkolla që i plotësojnë kushtet./ Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img