26,04,2024

Ndalohen katër persona lidhur me aksionin “Brezovica”

Must Read

Ferizaj, 26 Maj 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR), në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ” i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, ku, me ç’rast  janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë (6) lokacione të ndryshme dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër (4) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.  

Persoant e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 të KRPK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img