26,04,2024

Naim Dashaj fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom në Ferizaj

Must Read

Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma Racing Team është fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Ferizaj. Dashaj me Subaru-n e tij deri te fitorja arriti me kohën prej 2:31.951 minuta, ndërsa i dyti u rendit Valon Jaha i HCR Gjakova, i cili me BMW pati kohë më të ngadalshme për  01.567 sekonda. Një vend në podium, në plasmanin e përgjithshëm, e siguroi edhe  Kreshnik Mariqi i Prizreni D&G, i cili u paraqit me Yugo dhe në krahasim me fituesin u vonua për 03.870 sekonda.

Për Dashajn kjo ishte fitorja e dytë radhazi në auto-sllallom, pasi më parë pati triumfuar edhe në Prizren.

“Në çdo garë hyj me seriozitetin më të madh dhe i përqendruar maksimalisht. Si rezultat i kësaj edhe sukseset janë evidente. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit”, ka thënë Dashaj pas garës. Duhet theksuar se, ai tash e sa vjet jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë, që gjithësesi është një sakrificë e madhe, të cilën e bën vetëm për shkak të pasionit ndaj automobilizmit.

 

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200 cc – Grupi 1)

1.Visar Hoti (Fiat – Prizreni D&G) 2:57.914

 

Klasa 2 (mbi 1200 -1600 cc – Grupi 1)

1.Dardan Sadiku (MK7 – Ferizaj) 2:52.608

2.Majlind Musliu (Toyota – Prizreni D&G) DNS

 

Klasa 3 (mbi 1600 cc – Grupi 1)

1.Jeton Qerimi (MBW – Gjilani) 2:43.956

2.Kushtrim Bytyqi (Renault – Ferizaj) +02.385

3.Leutrim Rexhepi (MK6 – Ferizaj) +03.003

 

Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 cc – Grupi 2)

1.Suhejb Vuqitërna (Honda – Rahoveci) 2:50.616

 

Klasa 6 (mbi 1600 cc – Grupi 2)

1.Liridon Kalenderi (Porsche – Prizreni D&G) 2:37.286

2.Egzon Skeraj (Honda – Prizreni ) +07.090

3.Getuar Berisha (Golf – Prizreni) +11.535

 

Klasa 7 (deri1200 cc – Grupi 3)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2:35.821

2.Halil Çereti (Yugo – Prizreni D&G) +04.211

3.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) +05.313

 

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 cc – Grupi 3)

1.Valon Rexhepi (Lupo – Eurogoma RT) 2:35.930

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +00.028

3.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) +03.509

 

Klasa 9 (mbi 1600 cc – Grupi 3)

1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 2:31.951

2.Valon Jaha (BMW – HCR Gjakova) +01.567

3.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +04.372

 

Promo

1.Jugoslav Milosevki (Opel -Nikola Karev) 2:42.386

2.Maja Milosevska (Opel – Nikola Karev) +21.869

 

Plasmani i përgjithshëm:

  1. Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 2:31.951

2.Valon Jaha (BMW – HCR Gjakova) +01.567

  1. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +03.870
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img