26,04,2024

Mustafa: Zyrtarët serb të cilëve u ndalohet hyrja në Kosovë, arrestohen po e provuan këtë gjë

Must Read

 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Nehat Mustafa në Ballë për Ballë ka thënë se është i kënaqur me punën që po bëhet në luftën kundër narkotikëve në vend.

Koordiantori për Strategjinë Kombëtare Kundër Narkotikëve ka theksuar se po synohet që edhe të bëhet një plan i përbashkët në këtë drejtim, në mënyrë që lufta kundër kësaj dukurie të rrezikshme për shoqërinë të jetë edhe më efektive, njofton Klan Kosova.

“Sot kam qenë i kënaqur sepse për herë të parë në takim kanë marrë pjesë pothuaj të gjithë akterët e kyqur në Strategjinë Kombëtare Kundër Narkotikëve”.

“Ky është dokument i Qeverisë së Kosovës, dhe këtu janë paraparë të gjitha objektivat të cilat duhet të realizohen, ku kryesoret janë: zvogëlimi i kërkesës dhe i ofertës”.

“Parandalimi duhet të bëhet me fushata të ndryshme. Ne po synojmë që të hartojmë një plan të përbashkët, që të mos kemi dualizëm të aktiviteteve të njëjta. Ai mund të bëhet në forma të ndryshme, por efektive janë treguar fushatat e ndryshme që tregojnë pasojat e përdorimit të drogave”.

“Institucionet e Kosovës janë duke e luftuar këtë dukuri dhe rezultatet janë në përputhje me mundësitë”.

“Nga raporte të ndryshme marrim vesh që droga mund të kalojë edhe në dogana me dijeninë e zyrtarëve të caktuar doganorë, por nga ky institucion na është thënë se kjo është e pamundur”.

“Raporti i Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave thotë se Kosova është duke u shndërruar në vendburim të drogave”.

“Por nga raportet e Policisë së Kosovës mund të themi që këto të dhëna nuk korrespdojnë me realitetin”.

Sa i përket ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin tonë, Mustafa ka thënë se nëse ndonjëri nga ta tenton të hyjë në Kosovë, do të arrestohet dhe procedohet sipas ligjit, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi informuar për disa vendime që i ka nënshkruar ud. Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, të cilat Policia e Kosovës në mënyrë absolute do t’i zbatojë. Secili zyrtar i secilit shtet që e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, dhe gjendet në territorin tonë, do të arrestohet”.

“Nëse ka fakte se ata janë të kërkuar për krime lufte në Kosovë, ata do të arrestohen dhe fillohen procedurat ndaj tyre, ndërsa në rastin tjetër do të largohen nga Kosova”.

Lidhur me mbajtjen e mundshme të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Mustafa ka thënë se presin urdhëra nga Qeveria për mënyrën se si do të reagohet në këtë rast.

“Sa i përket zgjedhjeve, vendimi besoj që është i qartë, sepse këtë vendim e merr Qeveria e Kosovës. Nëse vendoset që të mos lejohen, atëherë ne nuk do të ofrojmë asistencë në asnjë vendvotim”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img