23,04,2024

Mustafa: Të domosdoshme bashkëpunimet rajonale në fushën e sigurisë kibernetike

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, po organizojnë konferencë rajonale dy ditore për siguri kibernetike. Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë me renome ndërkombëtare.

Në këtë konferencë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njeherit kryetar i këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, z. Nehat Mustafa, tha se shoqëria bashkëkohore sot ballafaqohet me të arritura dhe zhvillime të mëdha në aspektin tekniko-teknologjik, të cilën e përcjell një ekspansion i shpejtë i teknologjisë informative dhe automatizimi i proceseve të punës në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe ekonomike.

15202758_1180291615392688_6717903863862930720_n

“Me këtë përdorim të madh të Internetit, si platformë kryesore e punës, shkencës dhe komunikimit social të qytetarit modern, siguria dhe privatësia e tij kthehen në brengën kryesore”, tha zëvendësministri Mustafa.

Ai tha se interneti me hapësirën e tij kibernetike paraqet një prej shtytësve më të rëndësishëm të inovacionit, rritjes dhe konkurrencës së ekonomive shtetërore në të gjithë botën. Në një botë të globalizuar dhe të ndërlidhur, hapësira kibernetike dhe siguria e saj kthehen si objektiva kyçe strategjike në fushën e sigurisë për secilin vend.
“Institucionet qeveritare duhet të kenë rolin kryesor, fillimisht duke përcaktuar politika dhe udhëzime të qarta dhe transparente, për të siguruar jo vetëm hapjen dhe përfshirjen e secilit qytetar, por edhe sigurinë e hapësirës kibernetike. “, theksoi zëvendësministri Mustafa.

Në fund të fjalës së tij zëvendësministri Mustafa thekoi se krimi kibernetik nuk njehë kufi, prandaj është i domosdoshëm një bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike.

“Në veçanti janë të domosdoshme bashkëpunimet rajonale në fushën e sigurisë kibernetike dhe përmes kësaj konference dy ditore institucionet e Republikës së Kosovës po tregojmë gatishmërinë tonë të bashkëpunimit. Bashkërisht mund ta ngrisim Sigurinë Kibernetike dhe ta fitojmë betejën me krimin, prandaj mos të hezitojmë, por të bashkuar ta bëjmë këtë”, tha Mustafa.

15094399_1180291732059343_536354867477098827_n

Ndërsa ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Brathu, tha se qilimi i kësaj konference është që të sigurojë një platformë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe për të trajtuar këtë çështje të rëndësishme në një botë moderne në të cilën jetojmë. Ai tha se infrastruktura dixhitale duhet të mbrohet nga sulmet dhe keqpërdorimet dhe aktivitetet me qëllim të keq.
Ambasadori Brathu falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe akterët të tjerë për kontributin e tyre në organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, duke u zotuar në mbështetjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës në zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit modern dhe të qëndrueshëm të sigurisë dhe theksoi se synohet që kjo konferencë të jetë tradicionale.

Ndërsa zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. Stefan Çipo dhe zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, z. Agim Nuhiu, e përkrahen organizimin e kësaj konference, duke thënë se siguria kibernetike është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Ata gjithashtu theksuan që do të japin mbështetjen institucionale për sigurinë kibernetike dhe për të kultivuar në cilësinë e bashkëpunimit të institucioneve në mes të tria vendeve.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha, vuri në dukje se Policia e Kosovës në kuadër të kapaciteteve të saj për luftimin e këtij fenomeni ka themeluar sektorin e krimeve kibernetike që nga viti 2011. Ky sektor është i strukturuar në trajtimin e krimit të organizuar dhe po ashtu është krijuar njësia reaguese për incidente, në kuadër të teknologjisë informative .

Konferenca është projekt i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe akterëve të tjerë të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike dhe është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img