27,04,2024

Ferizaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Must Read

Me moton “Drejtësi për Astritin”, qytetarët ferizajas kanë mbajtur një marsh protestues, që nisi nga sheshi ‘’Adem Jashari’’ deri te biblioteka ‘’Sadik Tafarshiku’’ në Ferizaj. Përmes këtij marshi ata kanë kërkuar hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.
Diar Hamiti, kryetar i këshillit të nxënësve të shkollave të mesme, ka thënë se janë mbledhë në marshin protestues me të vetmin qëllim – për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

“Jemi mbledhur sot këtu me një synim e pa asnjë direktivë, jemi mbedhur për të kërkuar transparencë, jo neglizhencë, ne si të rinj e duam një vend për të jetuar e jo për të mbijetuar, e për ta arritur këtë të parën na duhet të heqim dorë nga e dyta, duhet të heqim dorë nga qetësia që po na u ofrohet për të gjetur paqen që po e kërkojmë, ne sot këtu detyrohemi që të bëjmë zhurmë për ta ndalur këtë luftë e për të dalur në paqe, e paqja nuk arrihet kurrsesi pa patur drejtësi, andaj ne kërkojmë drejtësi për Astritin, kësaj radhe na e morën Astritin nesër mund të më marrin mua e një ditë mundë të ju marrin edhe juve”,tha Diar Hamiti.

Nga protestuesit u kërkua që institucionet të japin përgjegjësi për vdekjen e Astritit në duar të shtetit.
“Është koha e fundit të zhvishemi nga petku politik, të dalim nga lëvozhga e subjekteve politike që i takojmë, të përdorim autoritetin tonë përmes ngritjes së zërit tonë të arsyeshëm në kontekst të kërkimit të përgjegjësisë të papërgjegjshmit, neglizhentët dhe për ata të cilët zënë pozita dhe nuk janë në gjendje për llogaridhënie, çdo person që merr detyrën të veshet në petkun e përgjegjësisë duhet të ngritet në nivel më të lartë llogaridhënia edhe sot pas ca ditësh nga ndarja fizike e Astritit nga mesi ynë, akoma nuk kemi asnjë masë të shqiptuar ndaj askujt”,tha Milazim Dërguti.

“Astrit Dehari ishte qytetarë i Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh përkatësia partiake, etnike apo racore ne së bashku si qytetarë të Kosovës, Ferizajt, kërkojmë fuqishëm që ky rast të mos politizohet, por të jetë thjeshtë ashtu siç është”, tha Adil Rexhepi.

“Nuk luftuam dje që të na vrisni sot, prandaj është për keqardhje që askush nuk jep llogari, rasti i Astrit Deharit, është rasti i katërt në Kosovë që ka ndodhur të tjerët kanë mbetur në heshtje, prandaj le të mbetet ky rast i fundit por jo i izoluar, zëri jonë do të ngritet gjithmonë kundër padrejtësive”,tha Hamdi Ndrecaj.

Kjo është protesta e radhës përmes të cilave kërkohet drejtësi për rastin e vdekjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img