23,04,2024

Mustafa: Kosova kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë e Serbisë

Must Read

isa_1460558525-5890312

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se intensifikimi i skemave të retorikës nacionaliste të Serbisë karshi Kosovës nuk përbën asgjë të re.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Mustafa ka thënë se kjo retorikë është boshe, “sepse, Kosova, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë e Serbisë”.

Sipas Mustafës, “dallga e retorikës serbe karshi Kosovës do të kalojë. Qytetarët kosovarë të përkatësisë etnike serbe do ta kuptojnë se qëllimi i vërtetë i asaj retorike është gara e politikanëve të Serbisë për të përfituar sa më shumë vota prej tyre”.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në rrjetin social:

“Të dashur miq,

Këto ditë kemi qenë dëshmitarë të intensifikimit të skemave të retorikës nacionaliste të Serbisë karshi Kosovës. Asgjë e re. Për fatin e tyre të keq, thjeshtë dhe vetëm retorikë boshe. Sepse, Kosova, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë e Serbisë. Ajo është e qytetarëve të saj të lirë, të pavarur e sovranë. Që fatin e tyre e kanë lidhur me vlerat europiane perëndimore. Vlera që nuk pranojnë hegjemoninë. Por, vlera që promovojnë diversitetin.  Dallga e retorikës serbe karshi Kosovës do të kalojë. Qytetarët kosovarë të përkatësisë etnike serbe do ta kuptojnë se qëllimi i vërtetë i asaj retorike është gara e politikanëve të Serbisë për të përfituar sa më shumë vota prej tyre. E kur t’i marrin votat e tyre, ata do të detyrohen t’u thonë serbëve kosovarë se zgjidhjet për problemet e tyre duhet t’i kërkojnë në Prishtinë. Sepse ky do të jetë epilogu. Edhe i dialogut të Brukselit. Edhe i dialogut për përafrimin e Kosovës, por edhe Serbisë në Bashkimin Evropian.  Unë drejtoj një qeveri demokratike të një vendi demokratik. Qeveria që unë drejtoj nuk i pengon qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. Qoftë edhe duke hedhur vota për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese të cilat do t’i menaxhoj OSBE. Përkundrazi. Ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet. Por, pandërprerë, do t’u japim argumente atyre se e ardhmja e tyre nuk është retorika nacionaliste boshe. Mitet e rreme. Por, është jetesa në Kosovë, me fqinjët e tyre, me rregullat e shtetit të Kosovës, që janë rregulla evropiane të një vendi demokratik.  Jam i bindur se edhe ata vet, shumë shpejt do të binden për këtë. Dhe do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre të mos humbasin kohën duke shoqëruar mbledhësit e votave, por të punojnë fort aty ku janë dërguar, në Qeveri e në institucionet tjera të Republikës së Kosovës, për një të ardhme më të mirë për ta. IM”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img