19,03,2024

Multikulturalizimi nga Paralamenti Maqedon- një Leksion për Aleksander Vuçiç?

Must Read

Salihe Salihu – PhD kandidat

Këto ditë u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në garën për president pas përfundimit të numërimit të votave fitues doli StevoPendarovski. Ky emër tingëllon i njohur edhe për trevën kosovare pasi paraprakisht u problematizua kandidatura e kandidadëve – për shkak të përkatësisë etnike-politike.Disa parti shqiptare mendonin se kandidatuara e Blerim Rekës duhet përkrahur ndërsa partia më e madhe e shqiptarëve –  Bashkimi Demokrati për Integrim përkrahnin kandidaturën për president konsensual mes parties sëAliAhmetit dhe ZoranZaev.

Këto mospajtimet për kandidatë u shuan në prag të ditës për të votuar dhe bëhej thirrje për të marrë pjesë masovikisht duke konsideruar që vota e qytetarëve është në dobi të shtetit dhe gjithë shtetasëve.

Fitorja e presidentit, StevoPendarovski, rriti ndjenjën e shpresës se tani e tutje Maqedonia do të jetë bartëse e vleravemultikulturaliste. Pikërisht këto vlera multikulturaliste u shfaqën në ditën kur presidenti i sapo zgjedhur bënte betimin në parlamenti maqedonas që udhëheqejnë gjuhën shqipe ngakryeparlamentariTaulatXhaferi.

Në këtë ceremoni inauguruese u ftuan edhe presidentet e rajonit në mesin e tyre, përveç presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçi ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ceremonia zhvillohej në gjuhën shqipe dhe kjo ishte një flakaresh mjaft i nxehtë për Vuçiçin – të cilit iu xhindos fytyra  gjatë mbajtjeve të kufijeve në vesh për ta kuptuar përkthimin nga shqipja në gjuhën që ai e kuptonte.

Sigurisht, që kjo ngjarje do të jetë pak me pasoja traumatike për Aleksandër VuçiԷin i cili do bie në depresion nga realiteti me të cilin u ballafaqua ai në paralamentin maqedonas. Por pas depresionit nëse Aleksandri dëshiron të kurohet duhet kuptuar se e ardhmja paqësore është e dizajnuar nga një qasje e re sipas modelit të multikulturalizimit.

Gjithashtu, nëse AleksanderVuçiç do përcaktohet me qasjen e re drejt së ardhmes paqësore e multikulturore do të kontribuonte vërtetë në radhë të parë Serbisë për  ta drejtuarshtetin e vet drejt familjes europianee jo të shantazon popullin e vet dhe gjithë Europën përmes Rusisë, e cila me territor gjysmë aziatike e gjysmë europiane ka ngelur sikur krimbi i dheut në mes dy kontinenteve.

Pos kësaj, nëse AleksanderVuçiç ndryshon kursin e vet dhe instalon frymën paqësore duhet ti respekton shtetet fqinje e parasegjithash duhet ta njehë edhe Republikën e Kosovës që është shtet fqinjë i shteti të tij.

Kështu që,  parlamenti maqedonas me qasjen e vet paqësore e multikulturorenatyrshëm e ka ngacmuar qasjen ultra nacionaliste e hegjemoniste tëAleksanderVuçiç duke ja dhënë këtij  një leksion se çfarë qasje duhet të ndjekë rajoni ballkanik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img