15,06,2024

Studentët e UShAF fitues të çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar Gastronomik “Cook an Serve 2019” në Shtip të Maqedonisë

Must Read

Studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), morën pjesë në Festivalin Gastronomik “Cook an Serve 2019”, të mbajtur në Universitetin “Goce Dellçev”, në Shtip të Maqedonisë.

Në këtë Festival garuan mbi 90 pjesëmarrës, ndër ta edhe studentët e Turizmit dhe Ambientit të UShAF, të cilët treguan kreativitetin e tyre dhe atë se çfarë kanë mësuar.

Gjatë kësaj ngjarje, Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit i UShAF, u shpall si ekipi më i mirë ndërkombëtar, ndërsa studentët e këtij Fakulteti, Islam Leka dhe Çlirim Ajeti fituan vendin e dytë për dekorimin e tavolinës, zgjedhjen e menysë dhe shërbimin e verës.

Pjesëmarrës nga UShAF në këtë Festival ishin profesorët: Prof. As. Dr. Alberta Tahiri dhe Prof. As. Dr. Idriz Kovaçi, si dhe studentët: Çlirim Ajeti, Islam Leka, Amir Sahiti, Manjola Salihu, Pranvera Halili, Bernadeta Djordjeviç dhe Getoar Asllani.

Nga profesorët pjesëmarrja në këtë ngjarje u cilësua si shumë e rëndësishme, sepse sipas tyre Turizmi dhe Ambienti është Fakultet i ri dhe kjo do të iu mundësoj atyre të përfitojnë përvojë.

Me këtë rast Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim studentët pjesëmarrës të cilët i uroj për çmimet dhe i falënderoj për suksesin e treguar me të cilin ai tha se kanë nderuar veten dhe Universitetin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img