20,04,2024

“Mos o shpirt ça na bane”, vajtimi prekës në gjykatë i nënës së vrasësit

Must Read

Edhe pse vrau dy persona, nëna e tij ka qenë në sallë duke e pritur, por nuk ka mundur të shmangë lotët që tregonin dhimbjen e madhe që ndjen.

“Mos o shpirt ça na bane”, vajton plaka në sallë teksa prit që i biri të kalojë.

Në një prononcim për “News24”, e moshuara, thotë se nga turpi nuk ka mundur të shkojë për vizitë në familjen e viktimave dhe të lënduarve, pasi nënat e personave që mbetën të vrarë dhe të plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u lëshua nga dora e djalit të saj, ajo i ka pasur shoqe. Thotë se ka turp të dalë nga shtëpia, ndërsa traumën për krimin e rëndë që kreu i biri nuk e ka kaluar ende.

“Hall i madh na ka rënë. Nënat e viktimave dhe të plagosurve i kam patur shoqe. Më vjen turp të shkoj atje. Kemi qëndruar të mbyllur këto ditë. Miklovanin e kanë nxitur te tjerët sepse e kanë njohur të gjithë si djalë të mirë. Mua dhe Vanit na i kanë puthur duart nënat e viktimave dhe të plagosurve më parë. Nuk e di si ndodhi kështu. Do Zoti, nuk i japin burg përjetë. Jemi të traumatizuar nga ngjarja e rëndë.”, pohon mes lotësh gruaja.

Gjykata e Shkodrës vendosi të japë ndaj Miklovan Parubit masën e sigurisë të “arrestit me burg”. 33-vjeçari ka pranuar krimin e kryer vetëm për një lojë pokeri, ndërsa me pas hyri në lokal me automatik, e kishte kërkuar t’i veçonte personat që donte të qëllonte, konkretisht dy viktimat Arjet Saiti, 42 vjeç, dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, si dhe vëllain e këtij të fundit, që mbeti i plagosur Vinçens Kopshti, 26 vjeç. Por pasi nuk kishin pranuar të ndaheshin, Parubi deklaroi se qëlloi ndaj të gjithëve. Nga sulmi, të plagosur kanë ngelur edhe Aleks Prendi, 40 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.

 

//

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img