03,05,2024

USHAF dhe Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë bashkë në Programin Erasmus+

Must Read

Universiteti Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetiti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë, hynë në marrëveshje ndërinstitucionale në kuadër të programit Erasmus +.

Institucionet u dakorduan që të bashkëpunojnë për shkëmbim të studentëve dhe stafit në kuadër të programit Erasmus+ dhe se do të angazhohen për të respektuar kërkesat e cilësisë së programit Erasmus për arsimin e lartë në të gjitha aspektet e organizimit dhe menaxhimin e mobilitetit, në veçanti njohjen e kredive të dhëna për studentët nga institucioni partner.

Të dy universitetet, gjithashtu do të përkushtohen për menaxhim të qartë dhe transparent të fondeve të alokuara për to përmes Erasmus+.

Sipas Marrëveshjes, do të dërgohen staf akademik dhe staf administrativ, si dhe studentë në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë dhe anasjelltas. Me këtë rast, studentët do të kenë mundësi të përfundojnë një semestër në Varshavë.

Programi Erasmus është një program i këmbimit të studentëve në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa Erasmus+ është program i ri i kombinimit të të gjitha skemave aktuale të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në BE, i cili ka filluar në janar të vitit 2014.

Përmes këtij programi institucionet arsimore mund të kyçen në rrjetin Evropian, duke siguruar mobilitet për studentët dhe stafin e tyre me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së kapaciteteve. Ndërsa, për të rinjtë ofrohen një seri mundësishë për rrjetëzim, aftësim profesional dhe implementim projektesh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img