26,04,2024

Mos angazhimi i ndihmës trajnerit dhe  trajnerit për portier nxit reagimin e tifozerisë  “Ultras  Ujqit”

Must Read

Nënshkrimi i kontratave të reja të KF “Ferizaj”  për sezonin e ardhshëm  futbollistik  dhe mbetja  jashtë këtyre kontratave ,tani  më , ish ndihmës trajnerit dhe trajnerit për portier ka nxitur reagimin e tifozerisë ferizajase “Ultras Ujqit”

Reagimi i “Ultras Ujqit” ka të bëjë me mos angazhimin e  ndihmës trajnerit Xhelal Koxha dhe trajnerit për portier Jeton Bislimi.

“Dy këta persona që kanë dhënë shumë, kanë dhënë  atomin e fundit të forcës së tyre që klubi të hec përpara, edhe kur askush nuk ishte pran klubit këta dy persona nuk e lan klubin vet e sot dikush qohet dhe i shkarkon pa asnjë arsye. Kjo duket shumë e padrejtë. Ultras Ujqit kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të tyre në Klub, ose do vazhdojmë me lloje tjera të protestimit” thuhet në reagimin e tifozerisë “Ultras Ujqit.

Në anën tjetër, kryetari i Klubit  KF “Ferizaj” Ekrem Mustafa  i tha FerizajPress  se këtu nuk bëhet fjalë për kurrfarë  shkarkimi.

“Ndihmës trajneri   Koxha dhe trajneri Bislimi kanë pasur një kontratë   deri në përfundim të kampionatit e cila  ka përfunduar  me përfundimin e sezonës.  E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryetrajnerin  Selmani. Klubi ka nënshkruar kontratën e re me kryetrajnerin Selmani për sezonin e ardhshëm. Pas kësaj  kryetrajneri  Selmani ka bërë përzgjedhjen e tij për ndihmës trajner dhe trajner për portier sipas vlerësimit të ti.  Është pjesë e  stafit me të cilën  duhet të punoi kryetrajneri , prandaj besoj që kjo do të jetë në  dobi të klubit dhe  sukseseve të tij” ka thënë  Mustafa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img