Lajme

Mitsotakis, Shqipërisë: Mos luani me Greqinë!


Publikuar më:


Në një miting të partisë së tij në Janinë, duke kritikuar qeverinë “Tsipras” për ekonominë dhe krizën e refugjatëve, ai iu është referuar – përveç marrëdhënieve me Turqinë dhe çështjes qipriotë – edhe kërkesave të Shqipërisë për çështjen çame.

“Tirana po vendos çështje inekzistente, ndërsa vet ajo kryen akte të papranueshme, siç janë shembja e shtëpive të grekëve në Himarë, apo transportimi i materialeve propagandistike nacionaliste nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme. Dhe, të gjitha këto, në një moment kur nuk do të bashkëpunojë për çështjet reciprokisht të dobishme, si delimitimi i zonave detare të të dy vendeve”, ka thënë ai.

“Ndoshta disa besojnë se është rasti të përfitojnë nga problemet aktuale të Greqisë, për të ndryshuar balancat dhe të dhënat në zonë”, ka theksuar më tej kreu i konservatorëve.

“Greqia, prej dekadash është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan dhe në Mesdheun Juglindor, duke pasur marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi me shtetet fqinje dhe ka treguar solidaritetin e saj në vitet e vështira të fqinjëve tanë, duke mbështetur perspektivën e tyre europiane”, ka shtuar Mitsotakis. “Por kjo mbështetje nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si ‘çek i bardhë’, sidomos kur me veprime dhe mospërfillje shkelet respektimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndaj nga Janina po u çoj të gjitha palëve një mesazh të qartë: Mos luani me Greqinë! Dhe, mos e konsideroni si të përhershme predispozitën tonë të mirë”, ka përfunduar referimin për Shqipërinë, Mitsotakis.

.

Comments
To Top