02,12,2024

450 ekonomi familjare në Arllat hyjnë në shërbimin e menaxhimit të mbeturinave

Must Read

Në kuadër të projektit të shërbimit për menaxhimin e mbeturinave, të shtunën 450 ekonomi familjare të fshatit Arllat i janë përgjigjur projektit për të hyrë në shërbim të mbeturinave.

Ky projekt është duke u implementuar sipas planifikimit të paraparë dhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdoi edhe në fshatin Negroc, Gjurgjicë dhe Vuçak, ndërsa ditë me parë ky shërbim është shtrirë edhe në fshatin Abri e Tërdec.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj. Hyrije Xhemajli-Thaçi, ka falënderuar administratorët e fshatrave për bashkëpunimin dhe koordinimin paraprak me qëllim të njoftimit të qytetarëve për rendësin e pranimit të këtij shërbimi.

Komuna e Drenasit deri më tani ka arritur që këtë shërbim të shtrijë më shumë se 80% të territorit dhe deri në fund të këtij viti ky projekt për zgjerimin e shërbimit të menaxhimit të mbeturinave do të shtrihet thuajse ne të gjitha vendbanimet.

15241820_620692208121345_444189257900908192_n-1 15193569_620692491454650_7777907837015796957_n-1

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img