Ferizaj

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i dhuroi Ferizajt donacion, materiale mbrojtëse dhe pajisje informative


Publikuar më:


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, javë më parë ndihmoi familjet në nevojë në Ferizaj, me pako ushqimore e higjienike si mbështetje për të tejkaluar vështirësitë që prodhoi pandemia. Sot, kjo mbështetje vijoi, me donacionin e maskave, dorëzave dhe pajisjeve informative për Komunën e Ferizajt. E për ta pranuar këtë donacion, ishte nënkryetari i Komunës, Florim Bajrami dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani. Ata thanë se kjo mbështetje është e rëndësishme për tejkalimin më të lehtë të kësaj situate me pandeminë e virusit COVID-19.

Komuna e Ferizajt, shpreh publikisht falënderimin për donatorin, Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë që dhuroi këto materiale e pajisje për Komunën e Ferizajt.

To Top