28,04,2024

Vendimi për mbylljen e veprimtarive të ndryshme e kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj

Must Read

Me të marr vendimin Qeveria e Republikës së Kosovës, me ç’rast nga katër komuna, edhe në Ferizaj mori vendim që të kufizohet qarkullimi i qytetarëve si dhe të mbyllet veprimtaria e gastronomisë e të tjera pas orës 21:00, Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës në Ferizaj, nisën sot aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi.

Nga raportimet e terrenit, të gjitha ndalesat, kufizimet e veprimtarive dhe lëvizja e qytetarëve të parapara në vendimin e Qeverisë qendrore po zbatohen në përpikmëri. Inspektorët janë vazhdueshëm e do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë së virusit COVID-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img