26,04,2024

Kuvendi i Ferizajt miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2016

Must Read

Rishikimi i buxhetit për vitin 2016 mori dritën jeshile në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.

Miratohet buxheti i rishikuar i komunës së Ferizajt për pjesën e dytë të vitit 2016. Grupi kuvendor i PDK-së dhe ai 3+ lëshojnë mbledhjen të pakënaqur me ndryshimet e propozuara.

Kuvendi komunal i Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjet e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri për rishikimin e buxhetit të komunës së Ferizajt. Fillimisht para këshilltarëve komunal drejtoresha për Buxhet e Financa Lirie Syla tregoi se janë bërë lëvizje financiare nëpër projekte në vlerë prej 7 20 mijë eurove nga kursimet dhe heqjet apo futjet e projekteve të reja.

“Rishikimi i buxhetit ofron mundësi për transfere ndërmjet nën-programeve dhe programeve buxhetore. Me instruksionet për rishikimi të buxhetor për vitit 2016 organizata buxhetore do t’ju lejohet të bëhet rregullimi i brendshëm e që janë të arsyeshme për të bërë ekzekutimin efikas të buxhetit për periudhën e mbetur të vitit buxhetor”, ka thënë drejtoresha Syla.

Pas analizave që kanë bërë këtij propozimi kuvendarët ferizajas replikuan gjatë me njëri tjetrin për mangësitë që e shoqërojnë këtë projekt buxhet dhe lëvizjet stabile financiare të cilat kanë qenë të nevojshme.

Një debat i nxehtë i zhvillua edhe lidhur me propozimin e dhënë nga grupi kuvendor i PDK-së për subvencionimin e shoqatave të dala nga lufta të cilat do të mbeten pa financimin pas themelimit të ndërmarrjes “Ambienti”.

Ndërkaq pushtetarët nga ana tjetër thanë këto kanë qenë mundësitë për projektet që janë hequr dhe ato që do të jenë në listën për t’u realizuar.
Kurse sa i përket propozimit për mbështetjen e shoqatave të luftës u tha se një nevoje e tillë nuk mund të përmbushet me një rishikim buxheti por duhet një qasje më ndryshe për një zgjidhje më afatgjate.

Të pakënaqur me mosfutjen e propozimit për shoqatat e luftës dhe shumë arsye të tjera të cilat i përmendi shefi i grupit kuvendor të PDK-së Gazmend Bytyqi në fjalën e tij , ky grup opozitar dhe grupi 3+ e lëshuan mbledhjen.

Pas largimit të këtyre grupeve nga seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit 22 këshilltarët e mbetur në sallë votuan pro këtij rishikimi. Ndërkaq për propozimin e dhënë që shoqatat e luftës të gëzojnë një ndihmë financiare prej 500 eurosh në muaj u tha se do të shqyrtohet dhe do te gjendet një zgjidhje muajve të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img