18,04,2024

Ministrja Haxhiu: Këshilli Gjyqësor duhet të sqarojë se kush është gjyqtari që neglizhoi lëndën ndaj Dardan Krivaqës

Must Read

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është më shumë se skandal, neglizhenca e gjyqtarit, i cili nuk ka shqyrtuar deri në fund ak takuzën për ten tim vr asje, ngritur më 2013 ndaj Dardan Krivaqës, tashmë i dyshuar kryesor për vra sjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

Ajo madje në Edicionin Special të Klan Kosovës, u shpreh se pret nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që të sqarojë nesër se për cilin gjyqtar bëhet fjalë dhe të merren masa disiplinore ndaj tij.

”Në këtë drejtim nuk kemi mandat si Ministri e Drejtësisë të nisim procedura disiplinore ndaj gjyqtarit në rastin konkret. Këshilli Gjyqësor i Kosovës besoj që nesër duhet të dalë me deklaratë e të sqarojë se cili është ai gjyqtar dhe të nis procedura disiplinore në raport me atë gjyqtar”.

”Sa herë po kemi raste të tilla të vra sjeve të rë nda makabre, po shohim edhe një skandal tjetër nga sistetmi i drejtësisë, apo dhe nga ai i sigurisë, policia. Pra, në këtë rast është pak të thuhet se është skandal, më 2013 është ngritur aktakuza për të dyshuarin kryesor – kanë kaluar afër tetë vjet, dhe ende nuk është mbajtur shqyrtimi në raport me këtë rast. I dyshuari kryesor është lënë në liri, dhe nuk është thirrë seanca apo shqyrtimi gjyqësor”.

Haxhiu tutje u shpreh se për të evituar këto raste kri minale, janë duke u angazhuar në maksimum për sistemin e vetingut, njofton Klan Kosova.

”Nuk jam e interesuar, e as qeveria jonë, që vetingu të dështoj. Edhe Ministria e Drejtësisë edhe Qeveria do të punojnë në këtë drejtim dhe do ta finalizojmë njërën nga format më të mëdha në sistemin e drejtësisë, siç është vetingu”.

”Planifikimet tona janë që brenda këtij viti të përmbyllen ndryshimet qoftë kushtetuese, qoftë ligjore”.

”Muaji i ardhshëm të shërbejë në drejtim të themelimit të akteve ligjore etj… Deri tani nuk kemi tejkaluar asnjë afat kohor, krejt jemi duke shkuar sipas planit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img