21,09,2024

Banorët thonë se e kanë parë sot të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares duke lëvizur në lagjen e tij në Ferizaj

Must Read

Banorët në lagjen e Krivaqës në Ferizaj e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se e kanë parë sot të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares duke lëvizur në këtë lagje.

Ata kanë deklaruar se Dardan Krivaqa ishte vështirë të identifikohej pasi ka ndryshuar dukjen, raporton Klan Kosova.

Ata shtuan se dyshojnë që Krivaqa po qëndron diku në afërsi dhe thanë se ndihen të rrezikuar.

Kujtojmë se ish-partneri i vik timës, po vazhdon të jetë në arrati. Policia po kërkon që kushdo që ka informacione të vendodhjen e tij ta thërras numrin 192.

Rasti i 18-vjeçarës është cilësuar si “vra sje e rë ndë”, ndërsa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se vajza dyshohet se u privua nga jeta për motive të ulëta.

“Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keq trajtuar fizikisht tani të ndje rën M.O., e cila si pasojë e lën dimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vde kjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vra sje e rë ndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar prokuroria.

I arrestuari Arbër. S. është dërguar në mbajtje, ndërsa policia po punon për arrestimin e Dardan K.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img