24,04,2024

Mimoza Omuri-Polaku zgjedhet kryetare e ARK-së dega në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.06.10.2018.

ARK, dega në Ferizaj sot ka mbajtur Kuvendin e VIII-të zgjedhorë të ARK-së ku për kryetarë është zgjedhur Mimoza Omuri-Polaku.
Në këtë Kuvend zgjedhorë kanë marrë pjesë edhe Kryetari i AAK-së, njëherit Kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari e degës së AAK-së në Ferizaj, Xhavit Zariqi, kryetari e ARK-së Driton Bardheci dhe shumë struktura të nivelit qendrorë e lokal të këtij subjekti politik.
Në këtë takim kryetari i degës, Xhavit Zariqi ka paraqitur punët të cilat po bëhen në nivel qendrorë dhe lokal nën udhëheqjen e liderit të AAK-së si dhe ka premtuar që kjo qeveri do të vazhdojë të punojë në të mirë të qytetarëve të këtij vendi.
“Për një vit sa është në qeverisje AAK dhe lideri i sajë Ramush Hardinaj janë marrë aq shumë vendime që nuk janë marrë me dekada.Qytetarët e Kosovës mund ta kenë parë se brenda një viti nuk ka ndodhur që të ndalet rryma dhe të ngritet qmimi i rrymës. Përkushtimi i Kryeministrit të bëjë shpronësimin e pronave dhe të mos ketë mungesë të energjisë ka qenë një vendim i rëndësishëm që tregon se kjo ka mund të ndodhë edhe më herët por nuk ka pasur interesim. Shndërrimi i poligoneve ushtarake në zona ekonomike tregon se kryeministri është i përkushtuar për zhvillim ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Vendim mjaftë i rëndësishëm është që kryeministri Haradinaj ka marrë kohëve të fundit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë së shtetit pa të cilat nuk mund të ketë shtet” ka thënë Xhavit Zariqi.


Ndërsa kryetari ARK-së Driton Bardheci ka përshëndetur delegatët e rinisë së Aleancës së Kosovës.
“Anëtarësimet e reja për tu inkuadruar në Aleancë na dhurojnë energji të reja të përballojmë sfidat tona në punë. Puna e palodhshme e Kryeministrit Haradinaj po lë gjurmë në historinë e re të Kosovës. Të rinjtë sot kërkojnë një model të ri,  kërkojnë një rrugë të re, një rrugë e cila ofron shpresë, ofron punë, zhvillim dhe integrim. Dhe kjo rrugë nis pikërisht me rinin në krye të vendit, me pjesëmarrjen sa më të madhe të të rinjëve në politikëbërjen e Kosovës” ka thënë Bardheci.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një fjalë përshëndetëse për delegatët e këtij kuvendi ka vë në pahë edhe rëndësin e Ferizajt si një promotorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“ Ferizaj është një promotor ekonomik i vendit tonë. Ndjenja e zhvillimit të bizneseve në Ferizaj është hetuar që nga ditët e para të pasluftës. Pra Ferizaj ka zënë hapin në ekonomi. Sfid e jonë ka qenë që si ti kthehen investimet Ferizajt, vendit i cili përmes zhvillimit ekonomik po ndihmon shtetin edhe përmes tatimeve po edhe përmes hapjes së vendeve të reja të punës.  Bizneset e Ferizajt janë ndër kryesorët që mbushin buxhetin e Kosovës dhe kontribuojnë në pagesat e punëtorëve të Kosovës.  Pra kjo është arsyeja që Ferizajt duhet ti kthehen investimet. Një nga projektet kryesore është edhe ndërtimi i Spitalit të Ferizajt që është një projekt shumë i madh. Pastaj projekti i “Bashkimi i Qytetit” janë projekte reale të cilat do të ndodhin. Edhe për projektin e Lepencit do të punojmë që ta bëjmë realitet. Pra po planifikohen projekte që do të ndikojnë në përmirsimin e jetës së qytetarëve të Ferizajt. Kemi punuar edhe në ndryshimin e ligjeve e që më i rëndësishme është ai i Ushtrisë së Kosovës. Kjo është një ligjë që do ti jepë mandatin e plotë që i takon një force mbrojtëse të një vendi. Për këtë kemi edhe besimin e plotë të aleatëve tonë të cilët po na përkrahin që edhe në të kontribuojmë në ruajtjen e paqes” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka folur edhe për investimin në energji të Kosovë nga SHBA të cilët kanë premtuar se do të investojnë rreth 1.3 miliard dollar brenda tre viteve. Ndërsa për heqjen e vizave ka thënë se presim që brenda këtij viti të heqen vizat e që do të ishte edhe një mundësi për zhvillim të Kosovës.
Ndërsa për çështjen  e hapjes së kufijve ka thënë se është temë e cila nuk guxon të hapet dhe kufijt janë të panegocijueshëm.

Kryetarja e porsazgjedhur znj. Mimoza Omuri-Polaku, duke falënderuar Këshillin Drejtues për besimin e dhënë, u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin që AAK të gjejë përkrahje edhe më të madhe në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img