04,11,2024

Limaj në Ferizaj: S’do të ketë as ndarje as shkëmbim të territoreve

Must Read

Ferizaj.06.10.2018. Nisma Socialdemokrate ka mbajtur takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës së rajonit të Ferizajt.

Në këtë takim kanë marrë pjesë strukturat më të larta të këtij subjekti.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për rezolutën e sotme të miratuar nga ana e partnerëve qeveritarë.

Limaj thotë se rezoluta e sotme tregon se s’do të ketë as ndarje e shkëmbim të territoreve dhe se kjo rezolutë, përfshinë gjithçka që delegacioni duhet t’i përmbahet në bisedimet me Serbinë.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka thënë se Nisma është për të mbyllur me temat e hapura dhe se bisedimet duhet të përfundojnë me njohje reciproke mes dy vendeve.

Limaj ka bërë me dije se shumë shpejt FSK do të shndërrohet në ushtri dhe se Kosova përfundimisht do ta ketë ushtrinë e saj.

Limaj shtoi deputetët e Nismës do të jenë konstruktiv dhe do të mbështesin cdo iniciativë që është në të mirë të vendit.

Sa i përket tubimit të sotëm, ai ka thënë se janë mbledhur në Ferizaj me strukturat drejtuese të Nismës për rajonin e Ferizajt për të filluar një aktivitet që do ta zhvillojnë anekënd Kosovës, për të dëgjuar një pasqyre të shkurtë si qëndrojnë degët e Nismës dhe për të dhënë disa nga analiza e asaj se si është ardhur deri këtu dhe si do të vazhdohet edhe më tutje.

“Sot ku jemi në këtu mund ta bëjmë një analizë të punës një vjeçare në institucionet lokale e qendrore. Secila parti ka disa objektiva edhe aktivistët kanë disa objektiva ku kanë qëllim për të arritur. Objektiv kryesor i Nismës ka qenë t’i jap mundësi intelektualëve të cilët s’kanë pasur mundësi më i sherby vendit”, ka thënë Limaj.

Më tutje Limaj ka thënë se është humbje të qëndrosh në një parti politike nga e cila nuk mëson asgjë.

Limaj ka thënë se për pesë vite aktivitet politikë asnjë grupacion politikë në Kosovë nuk ka nxjerrë ide më të qarta politike se sa Nisma Socialdemokrate.

Limaj shtoi se Nisma do të vazhdojë në këtë frymë ta luajmë rolin e nj ë partie që kontribuon në unitet dhe do të jemi të pa kompromis ndaj atyre që tentojnë të devijojnë orientimet tona dhe do të jem kundër atyre që përdorin temat nacionale për të rrënuar shtetin e Kosovës.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se ky takim i përbashkët i strukturave të gjashtë degëve për herë të parë po zbatohet në kuadër të Nismës me idenë, që sipas tij, të bëhet një bilanc një vjeçar të qeverisjes qendrore dhe lokale.

“Ideja e këtyre takimeve është të dimë çka bëmë në aspektin organizativ si parti. Cilat premtime arritëm t’i realizojmë në nivel qendror dhe lokal. Këto janë disa nga temat që me iniciativën e kryetarit Limaj i kemi diskutuar”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.

Sherifi ka thënë se Nisma si parti me orientim socialdemokrat e ka në qendër të vëmendjes qytetarin pa marrë parasysh se cilit subjekt i takon.

Ai ka thënë se në çdo kohë Nisma do të jetë pranë të gjithë qytetarëve që kanë nevoje për ndihmë.

Nisma sipas tij, do të jetë një derë e hapur për të gjithë ata që kanë nevojë. Për ta bërë këtë të mundur, ai ka thënë se strukturat drejtuese duhet të shtrihen në çdo cep të vendit dhe të konsolidojnë degët në çdo vend të Kosovës.

Sherifi në fund ka thënë se çdo matje dhe sondazh që bëhet e nxjerrë Nismën me mbi 10 deputetë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen.

Më një fjalë rasti të pranishmeve u janë drejtuar edhe kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka, kryetari degës së Nismës në Shtërpcë, Xhemajl Hazizi, ai i Hanit të Elezit, Mefail Suma dhe kryetari i degës së Nismës në Kllokot, Mervan Rexhepi.

Takimet me drejtues të degëve të Nismës do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img