04,07,2025

Milaim Zeka, dëshiron ta dërgoj Sheshelin në Abri, për hatër të Petrit Selimit!

Must Read

MILAIM-ZEKA-643x345

Gazetari Milaim Zeka, ka reaguar me ironi  ndaj deklaratës së Minitrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi i cili kishte paralajmëruar disa ditë më herët, se nëse lideri radikal serb, Vojsllav Sheshel hyn në Kosovë, do të arrestohet.

Zeka, duke ironizuar thotë se për ‘hatër’ të Selimit, “me pas mujtë diqysh me marrë e me pru në Abri, aty afër Bunarit të Miftarit. Ose me qu e me i dhanë pak ujë të ftohtë, tek Kroni i Rrases”, njofton gazetablic.com

Por, gazetari vlerëson se ka pasur pritje tjera në deklarata të ngjashme.

Deklarata të tilla kam pritë nga MPB dhe Skender Hyseni, po si duket Skenda, mbasi vetëm nga pesha e trupit dallon me Petritin, paska thanë, hajt se te flasi ai, se ma … nuk bahet.”, shkruan Zeka në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

(Gazeta Blic)

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Apel, KUJDES NGA ZJARRET

Ferizaj, 04 korrik 2025 Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img