28,04,2024

Vetëvrasësi me bombë targeton të rinjtë në Jemen

Must Read

201232810249332734_20

Sulmuesi vetëvrasës, ka detonuar rripin me eksploziv, në afërsi të një stadiumi të futbollit në jug të Jemenit, duke lënë të vdekur të paktën katër persona, raporton Al Jazeera.

Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga ky sulm, i cilit duket të ketë pasur për qellim vrasjen e një grupi të të rinjve të cilët ishin në radhë për t’u regjistruar në ushtri.

Sulmi ka ndodhur përgjatë një armëpushimi, dhe para se të fillojnë bisedimet për paqe, që kanë për qëllim përfundimin e luftës brenda shtetit e cila është bërë subjekt i konfliktit në mes të fuqive regjionale në Arabinë Saudite dhe Iran.

Bisedimet e sponsoruara nga UN do të fillojnë me 18 Prill në Kuvajt, duke bërë bashkë lëvizjen e rebeleve Iranian- Houthis dhe qeverinë Saudite.

Lëvizja Houthi ka larguar qeverinë nga qyteti Sanaa me 2014 me arsyetimin që ishte një revolucion kundër korrupsionit.

Më shume se 6,200 Jemen kane mbetur të vrarë gjatë luftës në fjalë.

38a478c2d4dd42c987f80cfdd2db4350_18

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img