25,04,2024

Messi tronditë Barcelonën: Dua të luaj për këtë ekip

Must Read

messiiiiiiii

Lionel Messi ka thënë se do të largohej nga Barcelona për të luajtur për ekipin Newell’s Old Boys në Argjentinë.

Leo Messi vazhdon të mbetet i pasigurt rreth të ardhmes së tij afatgjate, por ka thënë se nëse ndonjëherë rikthehet në Argjentinë, atje është vetëm një klub për të cilin ai do të luante.

Messi tha se ai do të rikthehej në vendin e tij vetëm nëse do të luante për Newell’s Old Boys, ekipi me të cilin ai luajti te të rinjtë para se Barcelona ta merrte atë në akademinë ‘La Masia’, përcjell Gazeta Blic

“Nëse kthehem në Argjentinë nesër, gjë që do ta dëshiroja shumë, klubi ku do të luaja unë do të ishte Newells”, tha Messi për ‘Urban Planet’.

5-herë fituesi i Topit të Artë tha se nuk është i sigurt nëse kjo do të ndodhë ndonjëherë, apo kur do të ndodhë.

“Siç kam thënë edhe më parë, nuk e di kur do të ndodhë kjo, ose a do të ndodhë ndonjëherë në karrierën time”, tha Messi.

“Mendoj se nëse ndodhë kjo, atëherë do të ndodhë pas disa viteve. E vërteta është se nuk e di se çfarë do të ndodhë as nesër, kështu që nuk mund të premtoj asgjë”.

“Por, po. Mund të ju siguroj se kam dëshirë të madhe të luajë në Argjentinë për Newell’s”, përfundoi ylli i Barcelonës. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img