20,04,2024

Mësimdhënësit e viteve të 90-ta kërkojnë kompensim

Must Read

Sindikata e Arsimit në Ferizaj, është në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje e cila do të parandalonte grevën e paralajmëruar për në fund të muajit tetor, për shkak të moskompensimit të stazhit të punës për mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Ferizaj Rexhep Sadiku, tha se kjo sindikatë nuk ka për qëllim mbajtjen e grevës mirëpo nëse nuk gjendet zgjidhje, kjo është forma e vetme e presionit ndaj pushtetit.

 “Ne jemi duke kërkuar një zgjidhje e cila do të parandaloj grevën, sepse greva nuk është qëllimi, as ideja, as tendenca e sindikatës, megjithatë kur shteren dhe avullohen të gjitha mënyrat produktive për t’u realizuar kërkesat tona, atëherë sindikata ka format dhe mjetet e veta me të cilat i përgjigjet pushtetit. Ne tani jemi në kërkim të një formule dhe në kërkim të presionit psikologjik të autoriteteve me qëllim që ligji i viteve 90-ta dhe punëtorët e këtij viti të stimulohen në aspektin e benefiteve dhe të realizohen”,tha Sadiku.

Sadiku tha se kompensimi për vitet e 90-ta, nuk është kërkesa e vetme e mësimdhënësve ferizajas. Sipas tij, për dallim prej disa komunave të tjera të Kosovës, Ferizaj akoma nuk ka përmbushur disa nga pikat që dalin nga kontrata kolektive.

‘’Ne nuk kemi vetëm këto kërkesa, por ne kemi edhe kërkesa të mospërmbushjes së kontratës kolektive të pikave të ndryshme që gati po i përfundon afati i kontratës e cila është ende aktuale dhe ende nuk janë përmbushur disa kërkesa të kontratës, siç është shujta, pagesa e biletës prej 70% për ata që udhëtojnë dhe njëkohësisht zbatimi i tri pagave përcjellëse për ata që dalin në pension’’, tha Sadiku.

Mësimdhënësi Razim Shehu, i cili kontributin e tij në arsimimin e gjeneratave të reja e ka dhënë edhe gjatë viteve të 90-ta, tha se nuk do të ndalen së kërkuari këto benefite, deri në realizim.

“Të gjitha strukturat, nivelet tjera, po beneficohen, pse mos të jemi edhe ne në atë sistem, pse edhe neve mos me na u pagu diçka, nuk po kërkojmë shumë po sikur të tjerët, megjithatë ne kërkesat tona nuk do t’i ndalim, do të kërkojmë atë çka na takon”,tha Shehu.

U bë e ditur se testimi i mësimdhënësve është anuluar, pas refuzimit të mësimdhënësve për t’iu nënshtruar atij, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img