03,05,2024

Televizionet ferizajase të diskriminuara nga operatorët kabllorë, kërkohet që edhe komuna të ketë listë preferenciale

Must Read

Komuna e Ferizajt ka mbajtur debat publik për ‘’Strategjinë për Informim dhe Komunikim”, në të cilin morën pjesë një numër i vogël i përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të mediave.

Përmes kësaj strategjie, pushteti lokal synon që të rregullojë fushën e komunikimit dhe informimit në relacion qytetarë-komunë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Faruk Guri, tha se kjo strategji është e një rëndësie të veçantë, pasi që u jep mundësi qytetarëve që të kenë njohuri rreth punës së Kuvendit.

14567364_1285259538175533_2247929717576105451_o

 “Të flasësh për draft-strategjinë për informim është një çështje shumë e rëndësishme sepse ka implikime në punën e Kuvendit të Komunës, sepse sa më transparent që të jemi natyrisht që edhe qytetarët do të jenë më të involvuar në punën e Kuvendit”, tha Guri.

Në këtë debat publik, nga përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile u dhanë propozime të ndryshme, të cilat do të lehtësonin punën e gazetarëve si dhe do të ngritnin transparencën e komunës.

“Unë e kisha dhënë një propozim sa i përket konferencave për shtyp që të vendoset që brenda strategjisë që çdo tre muaj të gjitha organet komunale të mbajnë konferenca për shtyp, të jetë sikur obligative pavarësisht edhe vullnetit të tyre në raste të caktuara ose të jashtëzakonshme që janë të lirë me ftu konferenca sa herë që të kenë nevojë”, tha Albulena Ndrecaj, nga INPO.

“Ne propozojmë që Kuvendi Komunal të fus në kuadër të rregulloreve për transparencë një qasje preferenciale për kabllorët, të bëhet identifikimi i tyre, është një mënyrë e mbrojtjes së mediave lokale ku me seleksionimin e kabllorëve ata që e kanë një trajtim dinjitoz të mediave, qytetarëve dhe bizneseve të Ferizajt, ata sigurisht se do t’i fusin në fillim të listës, disa kabllorë i kanë vendosur në fillim, por disa prej tyre i kanë vendosur në fund, duhet ditur që operatorët kabllorë shfrytëzojnë infrastrukturën, objektet, kulmet e shtëpive për t’i shtrirë kabllot e tyre dhe qytetarët kanë të drejtë që qasjen e informacionit ta kenë më të lehtë. Vendosja e televizioneve të Ferizajt, në fund të listës të njërit operator kabllorë është diskriminues për televizionet e Ferizajt”,tha Visar Hoti, drejtor i Televizionit Tema.

‘’Sa i përket çështjes së fshatrave dhe përfaqësuesve të tyre është mirë që të jetë dhe një link i posaçëm në web faqen e komunës që të dihen edhe emrat e kryetarëve të fshatrave që ta kemi më të lehtë ne gazetarët se kush janë ata dhe ta kemi më të lehtë komunikimin”,tha gazetari Driton Ramadani.

Ndërsa kryesuesi Guri tha se këto propozime do të shqyrtohen dhe do të përfshihen në draft Strategjinë për Informim dhe Komunikim, para se ky dokument të procedohet për miratim në Kuvend.

“Si çështje natyrisht që do të shqyrtohet nga Kuvendi dhe do të kërkohet që televizionet tona të jenë në krye të listës së tv kabllorëve, sepse ne e dimë që aty shumë kanale janë të pa qasshme apo të zbrazëta dhe ka mundësi që televizionet  lokale të Ferizajt të jenë në krye të kësaj liste dhe është një çështje që e preokupon edhe ekzekutivin ferizajas edhe qytetarët tanë”,tha Guri.

Strategjia për Informim dhe Komunikim ka për qëllim të ngris transparencën dhe përgjegjësinë publike të komunës, nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje dhe aktivitete komunale, ngritjen e cilësisë së komunikimit me media, vendosjen e një sistemi efikas të komunikimit të brendshëm e të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img