26,04,2024

Merren vendime të rëndësishme në mbledhjen e Kuvendit

Must Read

Miratohet edhe Korniza Afatmesme Buxhetore për periudhën 2018-2020

Kuvendi i komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku diskutuan e u votuan çështje të rëndësishme. Mbledhjen e kryesisë e hapi kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri i cili prezantoi pikat e rendit të ditës të planifikuara për këtë mbledhje.
Fillimisht para kuvendarëve ferizajas u prezantua një rregullore për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2018.
U tha se kjo rregullore është vazhdimsi e viteve paraprake ndërsa nuk ka pësuar ndonjë ndryshim në përbërje. Kryetari i komunës së Ferizajt theksoi se kjo rregullore nuk prek shumë interesin ekonomik të askujt dhe nuk ka nevojë të zvoglohet asnjë normë brenda saj. Por shtoi se duhet tw sqarohet se nuk do të tatimohet toka në asnjë rast por vetëm objektet e ndërtuara
“ Unë jam për atë që t’i shohet një fusnotë këtij dokumenti apo vazhdimsi e tekstit ku sqarohet se tatimi nuk ka ta bëjë me tokën bujqësore, por vetëm për pronën e paluajtshme. Kjo rregullore është harmonizuar me të gjitha politikat fiskale dhe dokumentet e tjera në Ministrinë e Financave dhe nuk është gjetur asnjë vërejtje apo korigjim për t’u aprovuar këtu në kuvend. Ne si të tillë e kemi trashëguar dhe kështu e kemi propozu për aprovim.
Nuk ka asnjë element të flasim politika të zhvillimit ekonomik për shembull duke i zvogëluar këto norma kur kemi një hov të zhvillimit ekonomik në komunën e Ferizajt. Derisa para 4 vitesh kanë qenë rreth 7 mijë biznese deri në maj të këtij viti ne kemi të regjistruara mbi 11 mijë e 160 biznese dhe nuk ka kuptim të flasim për zvoglim të këtyre normave tatimore, sepse kjo nuk është ndonjë nxitje e zhvillimit ekonomik” deklaroi kryetari Svarqa në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2018 u votua më shumicë votash pas këtij diskutimi.
Kuvendarët ferizajas gjatë mbledhjes së sotme pas disa diskutimeve i kanë kaluar nën menaxhim një hapësirë publike kompanisë “Ambienti” e cila do të funksionalizojë atë si WC publike tek nënkalimi në qendër të Ferizajt.
Ndërkaq prezantimi i Kornizës Afatmesme buxhetore për vitet 2018-2020 mori po ashtu një vëmendje të veçantë. U tha se rritja e shumave nëpër disa kategori dhe rritja e buxhetit për më shumë se 2 milionë euro në vitet e ardhshme është një garancë për buxhet stabil dhe punë efikase gjatë kësaj kohe.
Këshilltarët komunal prezantuan nevoja të ndryshme infrastrukturore e humane të cilat duan trajtim, ndërsa drejtorët e qeverisë komunale thanë se mundësitë e tanishme kanë qenë të tilla për të inkuadruar këto projekte.
Në Kornizën Afatmesme Buxhetore të miratuar sot në Kuvendin e komunës së Ferizajt janë paraparë të realizohen brenda dy viteve të ardhshme një numër i madh i projekteve të rëndësishme infrastrukturore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img