18,04,2024

Mediet shënojnë përmirësim të lehtë sipas Freedom House

Must Read

Media-2-780x439

Kosova ka vazhduar konsolidimin e saj demokratik me hapa të ngadaltë në vitin 2015, thuhet në një raport të Freedom House, në të cilin rëndësi i kushtohet edhe zhvillimit të medies.

Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të lartë të përparimit demokratik dhe 7-ta me të ulëtin, mediet në Kosovë kanë shënuar një përparim të lehtë: nga 5.50 në 5.25 pikë.

Sipas raportit Vendet në Tranzicion të publikuar të martën, “korniza ligjore e kushtetuese e Kosovës paraqesin garanci të fortë për lirinë e shprehjes dhe të medieve por, zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të mbetet çështje problematike”.

“Ndërhyrjet politike dhe të biznesit si dhe një financim i qëndrueshëm, vazhdojnë të pengojnë zhvillimin e medies dhe vlerat profesionale të këtij sektori”, thuhet në raport në të cilin analizohen zhvillimet e vitit 2015.

Si përparim në fushën e medieve përmendet aprovimi i një ligji të veçantë i cili i ka mundësuar gazetarëve të mbrojnë burimet e tyre, edhe në rastet penale.

Sipas raportit, ligji u bë i dobishëm në një numër rastesh, përfshirë këtu edhe kur ish-gazetari i Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi, kishte refuzuar të zbulonte burimin e tij për një seri shkrimesh hulumtuese që ekspozuam korrupsionin brenda misionit të EULEX-it.

Raporti po ashtu citon një analizë për Qëndrueshmërinë e Medieve të bërë nga IREX, sipas së cilës medet në Kosovë janë  “afër stabilitetit” dhe ndodhën në një nivel me disa vende të BE-së, siç janë Kroacia e Rumania.

“Përkundër kësaj, një anketë e bërë së fundi me gazetare dhe profesionistë të medies, ka treguar se gazetarët përballet me një numër sfidash gjatë ushtrimit të punës së tyre, duke filluar nga mungesa për kontrata kohore të shkurta apo edhe raste kur nuk kanë kontrata fare, e deri tek ndikimi direkt i pronarëve të medieve dhe kërcënimet për shkak të punës së tyre”, thuhet në raportin e Freedom House.

Freedom House e ka cilësuar Kosovën si regjim gjysmë të konsoliduar autoritar.

Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të lartë të përparimit demokratik dhe 7-ta me të ulëtin, Kosova ka 5.07 pikë, krahasuar me 5.14 sa ka pasur në vitin 2015.

Në raport flitet edhe për shtimin e numri të medieve online, ku thuhet se për të janë ngritur dyshime rreth standardeve profesionale që kanë.

“Mediet online janë duke u shtuar, derisa pronarët e tyre shpesh mbesin të panjohur.  Dhjetëra portale që kanë lajme të shkruara dhe me video janë hapur, edhe pse ekspertët kanë ngritur shqetësim rreth standardeve të tyre profesionale”.

Raporti edhe kësaj radhe flet për ndikimin politik në transmetuesin publik, RTK-në.

“Problemet me Radio Televizionin e Kosovës, transmetuesin publik, vazhduan edhe në vitin 2015.  Në janar, kryeministri Isa Mustafa u ankua për mbulimin e lajmeve në RTK, duke e quajtur atë si televizion politik, duke iu referuar ndikimit të partnerit të tij të koalicionit PDK-së”, thuhet në raport

“Në prill, 60 gazetarë e redaktorë, u ankuan se drejtori gjeneral Mentor Shala si dhe drejtuesit e tjerë kanë detyruar atë që të përfshijnë në lajmet e tyre zyrtarë qeveritar, dhe se kanë shkurtuar apo censuruar aktivistë të shoqërisë civile”, thuhet në raport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img