25,04,2024

Mediat në Francë akuzojnë Canën për Shqipërinë

Must Read

LORIKU-CANA-2-660x330

Lorik Cana ka pësuar një lëndim, ndërsa mediat franceze po e akuzojnë atë se “po ruhet për Europian”.

Cana nuk u grumbullua me skuadrën e Nantes, për sfidën e kësaj të diele me Montpellier.

Në faqen zyrtare të klubit Cana nuk figuron mes futbollistëve që trajneri Curbis kishte thërritur në mision për takimin e javës së 34 të Ligue 1, por në rreshtin e futbollistëve të dëmtuar, ndërkohë që edhe faqja e Canal Plus njofton se si kapiteni i kombëtares Shqiptare ashtu dhe Sigthorson, rezultojnë të dëmtuar.

Në mediat franceze madje nuk kanë munguar as spekulimet se Loriku është i vendosur për të ruajtur maksimalisht veten për pjesëmarrjen në Euro 2016 me Shqipërinë, e madje edhe se pas këtij eventi Cana planifikon t’i japë fund karrierës edhe pse vetë kapiteni i kuqezinjve, tanimë në moshën 32 vjecare nuk e ka deklaruar dicka të tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img