24,04,2024

Më në fund, Ferizaj do të bëhet me Qendër të Informimit, Alarmimit dhe Koordinimit

Must Read

Një pikë e rëndësishme e platformës qeverisëse të të parit të Ferizajt, Agim Aliu në fushën e sigurisë është edhe themelimi i Qendrës së Informimit, Alarmimit dhe Koordinimit. Fatkeqësitë natyrore të këtij viti dhe dëmet e shkaktuara kryesisht në kultura bujqësore, por edhe në amvisëri, dëmet në infrastrukturën publike, janë treguesit më të saktë të nevojës së një institucioni të tillë.

Për këtë, pasditen e sotme, në një takim me të parin e Ferizajt, Agim Aliu, deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili u konfirmua themelimi i kësaj qendre në fillim të vitit 2019 nga vet Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, mekanizëm ky që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Themelimi i këtij institucioni, është vënie në vend e drejtësisë për Ferizajn, përmbushje e zotimit të të parit të Ferizajt, Agim Aliu si dhe investim domethënës në pikëpamje të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave kur kemi parasysh se një qendër të tillë tashmë e kanë qendrat e mëdha në vend.

Për këtë, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica duke theksuar se kjo qendër ka një rëndësi të veçantë për qytetarët ferizajas dhe me gjerë. Kjo për faktin se deri më tani ka munguar një institucion i tillë i specializuar në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të tjera të parapara sipas rregullativës ligjore në fuqi, ku edhe qytetarët do të kishin mundësinë të kërkonin ndihmë nga ekipet profesionale në rastet e tilla.

Madje, në kuadër të këtij institucioni, Ferizaj do të bëhet edhe me numrin emergjent për rastet e tilla, lehtësi kjo e jashtëzakonshme në reagimin e shpejt dhe ndërveprimin institucional për menaxhimin emergjent.

Me funksionalizimin e këtij institucioni, që do të ketë pajisjet më të avancuara të kësaj fushe, do të kompletohet infrastruktura e nevojshme reaguese në situatat emergjente. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projekte të tjera të fushës së emergjencave si hartimi i një plani masash në reagimin emergjent në nivel rajonal, pajisja dhe rritja e mbështetjes për njësinë e zjarrfikësve dhe projekte në dobi të menaxhimit më efikas të situatave emergjente.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img