08,11,2024

Leksionet e Labinot Tahirit për partitë e “mëdha” të Ferizajt

Must Read

Labinot Tahiri, me vendosmërinë dhe ndikimin e tij turpëroi partitë e mëdha të Ferizajt.
Labi, edhe pse nga një parti e vogël e bëri Ferizajn me ministër, për herë të parë në historinë e qytetit tonë. Pra, Labi e bëri atë që nuk e bënë për 18 vite partitë e “mëdha” ( por me ndikim të vogël) të Ferizajt.
Në legjislacionin e kaluar Ferizaj kishte 10 deputet në Kuvendin e Kosovës (ku nga 4 deputetet i kishin PDK e LDK), por prapë ndikimi ishte minimal. Me përjashtim të deputetit E.R që është munduar vazhdimisht për rritjen e përfaqësimit të Ferizajt, të tjerët kanë qenë figura , disa prej të cilëve as nuk kanë diskutuar asnjëherë.
Në qeverinë e tanishme , PDK ka 6 ministra , pothuaj të gjithë nga degë të dështuara:
– Abelard Tahiri e Uran Ismaili janë nga Dega e Prishtinës, degë kjo e cila vazhdon të jetë në Prishtinë nga të fundit prej partive me ndikim në Kosovë. Gjithashtu, Abelardi dhe Urani nuk janë figura të dalluara profesionale apo “ikona” politike të cilat do u kishin krijuar përparësi në raport me të tjerët. E them me përgjegjësi të plotë se në Ferizaj ka qindra e qindra aktivist të PDK-së e qytetarë të tjerë që janë profesionist e kuadër politik më të mirë se këta të dy. PDK vazhdimisht shpërblen Degën e Prishtinës edhe pse qytetarët e Prishtinës me votën e tyre e bëjnë të kundërtën ;
– Bedri Hamza e Dhurata Hoxha janē nga Mitrovica, qytet në të cilin PDK për herë të dytë po i humb zgjedhjet nga një i “krisur” siç e quajnë vet kjo degë Kryetarin e Mitrovicës. Nuk i kontestoj aspak vlerat dhe profesionalizmin e Bedriut, por ekspert të nivelit të tillë si ai ka edhe në Ferizaj, vetëm se nuk ju është dhënë rasti.
– Besim Beqa vazhdon ta ruaj prezencën e vazhdueshme të Pejës në qeveri nga radhët e PDK. Dega e Pejës me gjithë ato figura reprezentative të politikës, asnjëherë nuk ka arritur të jetë as e dyta në Pejë, e të mos flasim e para. Pra, PDK do të tregoj se e do Degën e Pejēs më shumë se vet qytetarët e Pejës.
– Dega e Prizrenit ka merituar tē jetë pjesë e qeverisë, pavarësisht që ka humbur pushtetin komunal. Me Kujtim Gashin ministër, Prizreni për momentin është dega e vetme e cila e ka marr përfaqësimin qe e ka merituar.

Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë lokalist, por kjo nuk do të thotë që ne të heshtim pafundësisht ndaj përdhosjes që po i bëhet Degës së Ferizajt, tē vetmes komunë të madhe ku PDK rikonfirmoi votën qytetare.

ps: Mbase Labi ka gjetur gjuhën e duhur të komunikimit Degë – Qendër. Nëse kjo është e vërteta, atëherë nuk kemi çfarë të themi, pos Aferim për Ty Labinot Tahiri!

Nehat Mustafa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img