Ferizaj

Me intensitet të lartë po punohet në asfaltimin e unazës së jashtme të qytetit


Publikuar më:


Ferizaj.17.10.2018. Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, bashkë me ekspertë nga kjo drejtori kanë inspektuar punimet që po kryhen në kuadër të projektit të rregullimit dhe asfaltimit të Unazës së jashtme të qytetit. Për këtë, ai doli në fshatin Kosinë, lokalitet ky ku shtrihet ky projekt përmes së cilës do të mundësohet qarkullimi edhe në fshatrat përreth dhe më gjerë.


Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt që është financim i Ministrisë së Infrastrukturës është zgjidhja mese e duhur që po bëhet për funksionalizimin dhe dinamizmin e zhvillimit të këtyre zonave. Ai tha se në këtë projekt po punohet me intensitet të lartë, me monitorim të vazhdueshëm nga ekspertë nga niveli lokal dhe qendror dhe se si i tillë ky projekt mundëson lidhjen e një numri të madh fshatrash dhe vendbanimesh në brenda territorit të Ferizajt, por edhe jashtë saj.
Pritet që edhe ditëve në vijim të vazhdohet të punohet me po të njëjtin intensitet në rregullimin dhe asfaltimin e shumë rrugëve të qytetit, por edhe fshatrave të Komunës së Ferizajt.

To Top