19,04,2024

Më 22 korrik mbahet konferenca informuese për marrëveshjen e MSA-së Kosovë-BE

Must Read

Ferizaj – Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi më 1 prill, dhe është marrëveshja e parë gjithëpërfshirëse që e cila ka avancuar procesin e integrimit evropian të Kosovës në korniza të obligimeve kontraktuale. Si e tillë, MSA kërkon që Kosova të zbatoje reforma gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat e politikave dhe të përfaroje legjislacionin e saj me Acquis-në e BE-së, me prioritete në fushat e tregut të brendshëm, tregtisë dhe sundimit të ligjit.
Marrë parasysh rëndësinë e MSA-së, kemi kënaqësinë të ju ftojmë në konferencën e dytë informuese në nivelin lokal, me komunat e rajonit të Ferizajt (Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit, Shtime dhe Shtërpcë), të titulluar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë-Be dhe zbatimi i saj, e cila do të mbahet të premten me 22 korrik 2016, në Sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me fillim nga ora 10:00.
Ku aktivitet do të fokusohet në përmbajtjen e MSA-së dhe aspektet e përgjithshme të detyrimeve dhe përfitimeve që dalin nga ajo, si dhe në aspekte konkrete të zbatimit (me fokus në planifikimin e politikave dhe monitorimin e raportimin nga ana e Komunave mbi zbatimin e detyrave konkrete). Kjo e fundit përfshinë rolin e administrative komunale, si dhe të akterëve të tjerë në nivelin lokal (komunitetin e biznesit, OSHC-ve e mediave lokale etj, ).
Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Ferizajt. Ajo përkrahet nga projekti i GIZ-it “Përkrahje procesit të integrimit evropian në Kosovës”, në kuadër të asistencës bilaterale të Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Kosovës.
Fjalë hyrëse në këtë konferencë do të kenë :
Muharrem Svarqa, kryetar i Komunës së Ferizajt
Ramadan Ilazi, Zëvendësministër i Integrimeve Evropiane
Bajram Geca, Zëvendësministër i Administrimit të Pushtit Lokal
Thomas Gnochi, Shef i Njësisë për Çështje Politike, Ekonomike dhe të Integrimit në BE, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës/ Përfaqësues Special i BE-së (TBC)
Lubomir Batary, Shef i Zyrës Sllovake në Kosovë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img