20,04,2024

Mbyllet me sukses kampionati i Kosovës në çiklizëm, këto janë rezultatet e arritura

Must Read

Për dy ditë rradhazi, Federata e Çiklizmit e Kosovës ka organizuar Kampionatin Shtetëror, në kronometër dhe në garën rrugore.

Pas mbylljes me sukses të ditës së parë, ku ishin në program garat e kronometrit, në të dytën, çiklistë nga 9 klube të Kosovës janë ballafaquar me garën rrugore në distancë 125km.

Të dielën në orën 11:00 pas ceremonisë së hapjes, 34 çiklistët pjesëmarrës janë nisur nga kyqja e autostradës “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj afër Ferizajt, njofton FÇK.

Prej aty, grupi i çiklistëve ka vazhduar në drejtim të Doganajt të Kaçanikut, për t’u kthyer në Mazgit afër Obiliqit. Nga aty është vazhduar me kthim në drejtim të Ferizajt, e për t’u mbyllur në Han të Elezit.

Në garën elite mesatarja e shpejtësisë së fituesit Albion Ymeri ka qene 35,30km/h, ndërsa te kadetët 37.11 km/h.

REZULTATET:

Kadetët – 53km:

1. Gentrit Sahiti, Kastrioti 1:25:41

2. Rigon Suka. Prizren 1:25:47

3. Pashtrik Krasniqi, Vjosa 1:31:47

Juniorët – 125km:

1. Berat Qela, Trepça 3:37:15

U23 – 125km:

1. Blerton Nuha, Kastrioti 3:33:17

2. Qendrim Burniku, Kastrioti 3:34:57

3. Mergim Bajrami, Dardana 3:37:38

Elitë:

1. Albion Ymeri, Prishtina 3:32:29

2. Egzon Misini, Kastrioti 3:32:37

3. Eguron Hoda, Dardana 3:33:31

https://www.facebook.com/kosovacycling/posts/1975827679215985
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img