28,04,2024

Dy kosovarë nga Zvicra erdhën në Kosovë me bicikleta, udhëtuan 11 ditë

Must Read

Shin Gjergji nga Stublla e Vitisë dhe Gjergj Zefi nga Ferizaj, kanë ardhur sot nga Zvicra në Kosovë. Ata i bënë 11 ditë rrugë, pasi udhëtimi i tyre ishte i veçantë.

U nisën më 16 gusht, nga Willi i Zvicrës, për të arritur në Letnicë të Vitisë.

Udhëtimi i tyre do të zgjaste me ditë, pasi ata po vinin në vendlindje me biçikletat e tyre.

Mesditën e së dielës, Shini e Gjergji arritën te  Shenjtërorja e Zonjës në Letnicë të Vitisë, ku u pritën nga familjarë e bashkëqytetarë.

Familjarë të tyre, kanë thënë se nuk kanë pasur vështirësi gjatë rrugës.

“Janë nisur më 26 gusht, sapo kanë arritur te kisha e Letnicës. Gjatë rrugës nuk kanë pasur vështirësi”, kanë thënë familjarët.

Ndërkohë, ata deklaruan se këtë rrugë, Shini e Gjergji e kanë bërë për një arsye.

“Dhe në fund të këtij shtegtimi kanë vendosur të bëjnë një aksion humanitar, një nevojatari nga Stublla të ia ndërtojnë një shtëpi”, kanë thënë familjarët për Express.

Ndërkohë, arsye e këtij udhëtimi është 110 vjetorit i lindjes së Nëne Terezës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img