26,04,2024

Mbahet raundi i fundit i diskutimeve publike me banorët e rajoneve të Ferizajt për hartimin e projekt buxhetit 2019-2021

Must Read

FerizJ.03.08.2018. Në orën e pasdites, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli si dhe drejtoreshën e financave, Sebahate Ajeti Sadiku mbajti takimet e fundit me banorët e rajoneve të Ferizajt, fshatra dhe qytet, për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2019-2021.

Ky diskutim u mbajt në Surqinë me banorët e fshatrave Surqinë, Cërnillë, Prelez i Muhaxherëve, Mirash, Tërrn, Luboc dhe Bablak kurse diskutimi tjetër u mbajt në Muhoc me banorët e fshatrave Prelez i Jerlive, Saraishtë dhe Talinoc i Jerlive.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt tha se Ferizaj si asnjëherë më parë ka sfida serioze për hartimin e buxhetit, situata sfiduese këto që pamundësojnë investime sipas kërkesave të banorëve. Kjo për faktin se nga buxheti i Ferizajt, gjegjësisht kategoria e investimeve kapitale për vitin 2019, janë paraparë 10 milionë e 5 mijë euro sipas qarkores së arritur sot nga Ministria e Financave, prej të cilave, 9 milionë euro janë paraparë si shlyerje e borxhit ndërsa mbeten vetëm 1 milionë e 5 mijë euro për investime në projekte të ndryshme në territorin e Ferizajt për vitin 2019. Këto sfida, kryetari Aliu i siguroi pjesëmarrësit e këtyre takimeve se do t’i tejkaloj dhe realizoj platformën e tij qeverisëse, me projekte zhvillimore për Ferizajn me mbështetjen e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe drejtorët komunal dhanë përgjigje për çështjet që ngritën banorët e fshatrave pjesëmarrëse në këto takime.

Drejtoresha e Financave paraqiti mundësitë buxhetore në kuadër të buxhetit komunal për vitin 2019 ndërsa drejtori i Infrastrukturës elaboroi më gjërësisht projeksionet e investimeve infrastrukturore në këtë zonë dhe projektet tjera të rëndësishme të infrastrukturës në territorin e Ferizajt.

Banorët e fshatrave parashtruan kërkesat e tyre para Kryetarit të Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët komunal, kërkesa infrastrukturore, shërbime publike, transporti dhe investime në sport për të cilat kryetari Aliu dhe drejtorët komunal u zotuan se do të jenë kërkesa prioritare në agjendën e investime afatshkurtëra dhe afatmesme.

Këto diskutime për hartimin e projekt buxhetit komunal do të mbahen edhe me grupe të veçanta ditëve në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img