24,04,2024

Mbahet punëtori për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Must Read

Prevallë 19.11.2016. Në Prevallë po mbahet takim rreth angazhimit të komunitetit në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Punëtoria po mbahet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Besimit nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”, i financuar nga BE dhe i implementuar nga UNDP në Kosovë.
Kjo punëtori ka bërë bashkë përfaqësuesit komunal dhe të komuniteteve nga pesë komuna të Kosovës: Ferizajt, Gjilanit, Kamenicës, Lipjanit dhe Rahovecit.
Qëllimi i punëtorisë është që t’i bëj bashkë përfaqësuesit komunal dhe të komuniteteve nga pesë komuna të Kosovës për t’i dizajnuar zgjidhjet e veta për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe për të forcuar besimin, respektin dhe tolerancën ndërmjet komuniteteve për identitetin dhe trashëgiminë kulturore, thonë organizatorët.
Bëhet e ditur se gjatë punëtorisë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë për gjetjet e hulumtimit lidhur me mekanizmat ekzistues të koordinimit ndërmjet komunave dhe të angazhimit të komunitetit në trashëgiminë kulturore.

Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësi të punojnë në grupe dhe të kontribuojnë në hartimin e një deklarate të përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët e të pasur kulturore të Kosovës.
Nga Ferizaj në këtë takim po marrin pjesë Gafurr Ilazi, drejtor i Infrastrukturës, Sylejman Rosha,krye imam, Ati Trajko Vlajkovski, Pal Baftiu nga ksiha katolike, Kenan Gashi nga AVONET dhe Ilir Bytyqi,zyrtarë komunal për trashëgimi kulturore në Ferizaj

15139728_10209211931873692_1156382468_n 15129832_10209211931793690_288516869_n 15151052_10209211931593685_1555655823_n 15128579_10209211931313678_1291205680_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img