02,12,2024

Mbillen 62 fidane në nderim të 62 dëshmorëve

Must Read

Në Ferizaj janë mbjellur 62 fidanë të ndryshme tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtoreshën e shërbimeve publike dhe emergjencës, Mimoza Fazliun si dhe kryetarin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj, Gafurr Bytyqin tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në mënyrë simbolike kanë bërë mbjelljen e fidanëve që simbolizojnë 62 dëshmorët e Ferizajt.

15086829_1789252904424056_1516741220_n

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se ky është njëri ndër projektet më të rëndësishme që po zhvillohet përmes shërbimeve publike në kuadër të projektit të zgjerimit të hapësirave publike dhe mbjelljes së fidaneve të reja.

“Iniciativa ka dal nga takimet që kemi pasur me shoqata e dala nga lufta e UÇK-së, me ç’rast jemi dakorduar që të mbjellim 62 fidanë të reja të drunjëve dekorativ në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në shenje nderimi dhe përkushtimi për veprën e tyre sublime të lirisë së Kosovës. Është ky një shembulli i mirë që të punojmë për hapësira të përshtatshme për të gjithë vizitoret që vinë qoftë në manifestime të ndryshme, por dhe vizitat tek më të dashuritë tyre”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar drejtoreshën e shërbimeve publike Mimoza Fazliu për të gjithë kontributin që ka dhënë në mbjelljen e drunjtëve dekorativ.

15174474_1789252887757391_920303541_n

Edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi, ka falënderuar drejtuesit e institucioneve komunale për këtë iniciativë të marr për mbjelljen e fidaneve të Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj.

“Ferizaj është shembull i së mirës për Kompleks të Varrezave të Dëshmorëve, Ferizaj është shembull edhe për shtatoret e ngritura të dëshmorëve tanë”, ka thënë Bytyqi.

U be ditur se vlera e projektit në përgjithësi kap shumën prej 25 mijë euro, ndërkaq përfshinë një numër prej 550 fidaneve dhe drunëjve dekorativ të llojeve të ndryshme që do të vendosen edhe në rrugën “Rexhep Bislimi”, por edhe në pjesën tjetër të rrugës “Brahim Ademi”, në kuadër të secilës është parapare që të ketë edhe dekorime të ndryshe dhe simbolika që kanë të bëjnë me Kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve.

15086829_1789252904424056_1516741220_n 15129726_1789252861090727_1133514757_n 15129996_1789252854424061_2099474375_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img