Ferizaj

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politike dhe Financa në Ferizaj


Publikuar më:


Hapjen e mbledhjes së KPF-së e bëri kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri. Në këtë mbledhje janë diskutuar çështje të shumta, mirëpo edhe në këtë mbledhje janë dëgjuar mendime se pikat e rendit të ditës po vijnë të pakompletuara e të pasqaruara mirë.
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet këtë të premten do të diskutohen disa çështje me interes ndërkaq pika që ka përplasur sot grupet e pozitës dhe opozitës ka qenë një propozimi për uljen e taksave për kompanitë private që bëjnë punë nëntokësore në prona publike. Derisa pushteti thotë se vendimi pro do të ishte në favor të bizneseve opozita kërkon diskutim publik.
Në këtë mbledhje diskutuan edhe disa pika të rendit ditës me ç’rast u zhvillua një debat i ashpër për e kundër disa propozimeve për këtë rend dite. Fillimisht grupi parlamentar i PDK-së kërkoi që në seancën e radhës të diskutohen dy pika që ishin dhënë si propozime edhe në mbledhjen e kaluar. Këto pika janë ofrimi i planit vjetor të prokurimit para anëtarëve të komitetit për politikë dhe Financa dhe raportimi i drejtorit të Shëndetësisë.
Pasi diskutimit zgjati disa minuta u me anën e votave u vendos që plani i prokurimit të kërkohet në mbledhjen e ardhshme kurse në këtë mbledhje të ofrohet një informatë për punën dhe interesimet e opozitës ndaj disa çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Një propozim tjetër i cili ishte përcaktuar për diskutim dhe miratim në Kuvend ishte edhe ndarja e një parcele për ndërtimin e një ndërtese kolektive për komitetet pakicë të cilat dëshirojnë të kthehen e të jetojnë në Ferizaj, një investim ky nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Mirëpo për mungesë të informacioneve shtesë se kush janë këto familje dhe përse duan të vijnë këtu pika nuk kaloi për diskutim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Çështje të tjera që do të diskutohen në mbledhjen e Kuvendit të premten janë edhe dhënia e disa ngastrave kadastrale për qëllime të ndryshme, pastaj raporti financiar për periudhën janar –mars të këtij viti si dhe vendimi për shqyrtimin e draft-statutit të Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” dhe hedhja në diskutim publik e vendimit për këtë çështjes.

Comments
To Top