26,04,2024

Mbahet Festivali i Recitatorëve në Ferizaj

Must Read

Sonte në sallën e teatrit “Adriana”- Ferizaj, u mbajt Festivali i Recitatorëve, organizuar nga Sektori i Kulturës, në bashkëpunim me Klubin Letrar “De Rada” – Ferizaj. Juria e përbërë nga: Ben Apolloni – regjisor, Faruk Buzhala – shkrimtar, dhe Arben Marevci – aktor/dramaturg, vlerësuan kandidatët, të ardhur nga tri kategori të nivelit të shkollave të fillore dhe të mesme të Komunës së Ferizajt.
FATOSËT
Vendi i parë: ERINA SAHITI
Vendi i dytë: TRINGA NUREDINI
Vendi i tretë: VJOLA PREKPALAJ
SHKOLLA FILLORE
Vendi i parë: DRIN BAJRAKTARI
Vendi i dytë: PJETËR NIKOLLA
Vendi i tretë: KALTRINA COKLI
SHKOLLA E MESME
Vendi i parë: BESIANA MUSA
Vendi i dytë: DORUNTINË ALIU
Vendi i tretë: ELONA SPAHIU


Çmimi special “Misret Halili”: EDONA SALIHU
Duke cilësuar këtë aktivitet të suksesshëm, të gjithë ata që kontribuuan për realizimin e këtij festivali. Falënderim i veçantë për punën dhe bashkëpunimin shkon për dy selektorët: Ali Krasniqi dhe Vjollca Ahmeti, që kanë punuar me nxënësit kandidatë për më se dhjetë ditë rresht.
Ky aktivitet u mbështet nga MKRS, përmes Klubit Letrar “De Rada”, ndërsa realizoi Sektori I Kulturës- DKRS Ferizaj.
Në emër të gjithë ekipit organizativ, i urojmë të gjithë fituesit, po ashtu edhe të gjithë garuesve për një përvojë të mirë në interpretim të fjalës së bukur – poezisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img