19,04,2024

Mbahet ekspozita me aksesorë me punime të Besiana Musa

Must Read

Në kuadër të ditëve të Kulturës Ferizaj 2016 është hapur ekspozita personale e Besiana Musa, nxënëse e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”.

Besiana që nga mosha  8 vjeçare e zbulon dëshirën e saj për tu marrë me punëdore dhe tani si një 15 vjeçare ajo krijon aksesorë të ndryshëm me rruaza si: unaza, vathë, byzylyk, kurora, dekorime shtëpiake dhe lloje te tjera unike.

Në këtë ekspozitë Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Naim Ferati theksoi që edhe më tutje   do të mbështes të rinjtë në fusha të ndryshme përmes Sektorit të Rinisë.

Ndërsa Shefja e Sektorit të Rinisë, Dashurie Ahmeti, theksoi se do të vazhdojë të mbështes të rinjtë në të gjitha fushat dhe të zbatojë politikat rinore në nivel lokal.

Benjamin Hashani me profesion etnolog i diplomuar shtoi se ekspozita është e një rëndësie të veçantë  “Kjo do të thotë se Besiana me punimet e sajë ka të gërshetuar elementet që lidhen me trashëgiminë kulturore të vendit” tha Hashani.

13397026_10154300219244630_257553220_o 13393231_10154300223084630_1134159548_n

13407720_10154300222554630_883711394_n 13393009_10154300222789630_1636781_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img