25,04,2024

Mbahen garat e automobilizmit, pritet reduktim i lëvizjeve në aksin rrugor Brezovicë – Prevallë

Must Read

Ferizaj- Të shtunën, më 02.07.2016 dhe të dielën më 03.07.2016, Federata e Auto Sporteve të Kosovës, do të organizojë garën kodrinore të automobilizmit, e cila është planifikuar të mbahet në zonën e Shtërpcës.

Gara do të mbahet në aksin rrugor: Brezovicë – Prevallë. Garat fillojë në orën 10:30 të mëngjesit dhe parashihet të zgjasin deri në orën 16:00 (në datat e lartshënuara).

Me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj gare, në kohën dhe datat e lartshënuara, komunikacioni dhe lëvizja e automjeteve në aksin rrugor, Brezovicë – Prevallë, do të reduktohen në masë të ndjeshme.

Policia e Kosovës, e cila do të asistojë në mbarëvajtjen e kësaj gare, do të bëjë përpjekje maksimale që të mos pengohet zhvillimi i aktiviteteve dhe jetës normale të qytetarëve.

Në këtë kuptim, do të merren parasysh rastet emergjente si dhe automjetet tjera, të cilat në periudha të caktuara mund të qarkullojnë kalojnë në aksin rrugor, Brezovicë – Prevallë dhe të cilat nuk  do të pengojnë këtë aktivitet sportiv.

Lidhur me këtë, Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj, kërkon mirëkuptim dhe kujdes të shtuar  nga qytetarët dhe ngasësit të cilët planifikojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të lartshënuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img