04,10,2024

Zvicër: Rënia e dhunës, dëshmon për integrimin e të rinjve nga Ballkani

Must Read
Rrahje, Ilustrim

Rënia e numrit të delikteve të dhunshme për pesë vite ka qenë veçanërisht e madhe te meshkujt e rinj, plot 40 për qind, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo ka ndodhur pas një periudhe kur ky numër shkonte vazhdimisht drejt ngritjes.

Sipas Alois Fässler, ekspert i statistikës në Suva, “bartës të kësaj dhune në mesin e të rinjve kanë qenë në një pjesë të madhe të rinjtë nga vendet e ish Jugosllavisë. “Migronin të rinj të traumatizuar , të cilët shprehnin një shkallë dukshëm më të lartë të kriminalitetit, gjegjësisht të dhunës”, thotë ai.

Edhe sipas ekspertit të njohur të integrimit, Thomas Kessler nga Bazeli, ky argument qëndron. Dhe ai shton se ndërkohë ka ndryshuar shumëçka, përcjell albinfo.ch. “Këta të rinj sot janë të rritur dhe pjesërisht kanë krijuar edhe familjet e tyre”. Integrimi ka funksionuar, thotë Kessler.

Secondo-t, prindërit e të cilëve kishin ardhur në Zvicër në fillim të viteve `90 nga ish Jugosllavia, janë zhdukur nga statistika jo vetëm pse janë bërë më të vjetër por para së gjithash për faktin se janë gjithnjë e më mirë të integruar. Ata kanë mbaruar ndonjë zanat, shumë prej tyre kanë ndërtuar edhe karrierë.

“Përparime të dukshme shihen edhe në përgjithësi te të ardhurit nga Ish Jugosllavia”, shton Kessler.

Kjo shihet në faktin se po rritet shkalla e punësimit të tyre edhe e ndjekjes së gjimnazit, ndërkohë që shkalla e papunësisë po bie.

Por ekspertët kanë lajme të mira për rënien e dhunës në mesin e të rinjve të moshave 15-24 vjeçare jo vetëm te secondot e ish Jugosllavisë por edhe te kategoritë tjera të popullit. Përkundër faktit se sot ka më shumë dhunë se para 20 viteve, trendi aktual po shkon në një drejtim të kënaqshëm.

The post Zvicër: Rënia e dhunës, dëshmon për integrimin e të rinjve nga Ballkani appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img